1 minute read

Me marshime dhe aktivitete gratë kërkuan më shumë

Në Mal të Zi, rajon dhe nëpër vende të tjera të Evropës dhe botës, 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas zg- joi interesimin e shoqërisë civile, të mediave dhe të shoqatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të gruas, për të ngritur zërin kundër dhunës dhe diskriminimeve të ndryshme, deri në fatalitete që përjetojnë gratë në shoqëri.

Me rastin e shënimit të kësaj date, Qendra për të Drejtat e Grave organizoi një marshim në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, me sloganin

Advertisement

Marsi i çdo viti do të duhej të bëhej shkas për t’u impenjuar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të gruas, e çfarë është më e rëndësishmja, kjo datë do të duhej të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve shtetërore që të mobilizohen për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj gruas, por edhe që gruaja të ketë gjithnjë e më shumë një status të admirueshëm dhe të barabartë në shoqëri

“Rezistencë dhunës dhe padrejtësisë”, përmes të cilit kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë se sistemi i drejtësisë në Mal të Zi ende injoron dhunën ndaj grave.

Nga kjo shoqatë kanë treguar se qëllimi i këtij marshimi ka qenë që të tregojnë se as vrasja brutale e grave nuk i kanë bindur institucionet që duhet të kryejnë punën e tyre.

Nga ky marshim është thënë se gratë duhet të çlirohen nga dhuna dhe nga patriarkalizmi i cili i distancon ato nga të drejtat e tyre.

Marshimit në fjalë i është bashkëngjitur edhe ambasadorja britanike në Mal të Zi, Karen Medoks e cila ka deklaruar se marshimi i 8 Marsit është ajo çfarë do të duhej të përfaqësojë këtë festë. Medoks në mes tjerash është shprehur se bëhet fjalë për një kërkesë se gratë kanë të drejta të barabarta sikurse meshkujt.

Dita Ndërkombëtare e Gruas tërhoqi vëmendje edhe në Shqipëri, ku

This article is from: