1 minute read

aktivitete të ndryshme, shumë të drejta

një këstë aktorësh/esh nga teatro të ndryshme të Shqipërisë, publikuan një video sensibilizues me slogane të ndryshme, në fokus të të cilëve ishte vrasja e grave, ku aktorët shprehen mesazhe të shumta në lidhje me këtë dukuri patriarkale të shoqërisë shqiptare, duke i dhënë zë asaj që përjetojnë nga dita në ditë gratë në Shqipëri, si dhunë psiko-fizike, kërcënime e deri edhe vrasje.

Ndërkaq edhe në kryeqytetin e Kosovës - Prishtinë, u ngrit zëri kundër dhunës ndaj gruas.

Advertisement

Me sloganin “Marshojmë, s’festojmë”, disa grupe nga shoqatat për të drejtat e grave kanë bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj gruas, duke potencuar se kur bëhet fjalë për çështjen e barazisë gjinore atje gjendja nuk paraqitet e mirë në shumë aspekte, duke filluar nga pasiguria që gratë e kanë brenda hapësirave të tyre private, publike, dhuna që përjetojnë, deri tek vrasjet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk duhet të shërbejë vetëm si një festë urimesh, lulesh e dhuratash të tjera ndaj gruas, por edhe si ditë reflektimi e falënderimi për gjithë kontributin që jep gruaja në familje, punë, shoqëri e në tërësi në jetën e përditshme

Dita Ndërkombëtare e Gruas u shënua edhe nga gratë ambasadore të akredituara në Vatikan të cilat u takuan me Papa Françeskun i cili i ka uruar të gjitha gratë, por edhe falënderuar ato për angazhimin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më njerëzore dhe me zemër të butë. Gratë ambasadore organizuan konferencën “Gëzoni për paqen, rrugët e eduktimit”, ku secila ka sjellë realitetin e lidhur me figurën e gruas të vendeve që ato përfaqësojnë.

Në këtë kuadër, Dita Ndërkombëtare e Gruas nuk duhet të shërbejë vetëm si një festë urimesh, lulesh e dhuratash të tjera ndaj gruas, por edhe si ditë reflektimi e falënderimi për gjithë kontributin që jep gruaja në familje, punë, shoqëri e në tërësi në jetën e përditshme.

8 Marsi i çdo viti do të duhej të bëhej shkas për t’u impenjuar për përmirësimin dhe avancimin e drejtave të gruas, e çfarë është më e rëndësishmja, kjo datë do të duhej të tërhiqte vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve shtetërore që të mobilizohen për mbrojtjen ndaj dhunës dhe diskriminimit ndaj gruas, por edhe që gruaja të ketë gjithnjë e më shumë një status të admirueshëm dhe të barabartë në shoqëri.

This article is from: