2 minute read

Mungesë e intelegjencës intrapersonale (vetjake kolektive) dhe vetëdijes kombëtare

Libri i regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve të vitit 1882, për kapetaninë e Ulqinit na vërteton se popullata e qytetit vazhdonte të mbante si mbiemër emrin e paraardhësit, prejardhjes,profesionit, thirjes apo gradës ose të llagapit, ndërsa sipas protokolit nr. 62, për vitin 1899, vërehet tentimi i sllavizimit i mbiemrave të shqiptarëve edhe në qytetin e Ulqinit.Megjithate ky veprim nuk shkonte ashtu si e kishin menduar malazezët sepse një numër i konsideruar i familjeve ulqinake e ruajtën mbiemrin e vjetër! Mirëpo në vitin 1907 disa familje paraqiten të regjistruara me mbaresën sllave si: Selim beg Alibegoviq, Jakup Met Likoviq, mustafa Manbegoviq, Brahim Bet Tuziq. Ndërkaq, me humbjen e shtetësisë të Malit të Zi dhe krijimin e Mbretërisë së SKS-së, në regjistrat zyrtarë, pothuajse të gjitha familjeve ulqinake në mbiemrat e tyre u “qepet” mbaresa sllave “iq” ose “viq”. Në fshatrat e kapetanisë së Ulqinit, procesi i vendosjes së mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptare zgjati nga viti 1882-1907. Këtu po përmendi rastin e fshatit Gorana, e cila atëherë i përkiste kapetanisë së Ulqinit, që numronte 21 familje prej të cilëve vetëm 5 ishin regjistruar me mbaresën sllave: Vuçiq 3 familje, Isakoviq 1 dhe Kovaçeviq 1, të terat mbanin mbiemrin Metan, Nikezi, Bileca, Dajak, Kovaç, Gorana. Ndërkaq, në vitin 1899 të gjitha familjet ishin regjistruar me mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Arni i qepur sllav në mbiemrat e shqiptarëve jetoi mbi 140 vite, madje pa mëshirë po jeton edhe sot e kësaj dite, anipse tani më shqiptarët po i pagëzojnëfemijët e tyre me emra shqiptar si Flamur, Dritan, Agim, Besa, Besarta, Shqipe, Kastriot, Valdrin, Butrint, Shpresa.... dhe sa keq tingëllon mbiemri serb apo boshnjak në emrat shqiptare si përshembull Flamur Hajdareviq, Shqipe Kovaçeviq, Shpresa Gjeçbitriq, Besarta Lulgjuroviq, Agim Salloviq, etj,etj. Kjo s’është tjetër veçse një koklavitje e (pa)qëllimt në trurin e individit që aq kohë nuk po gjen zgjidhje! Përndryshe, infrastruktura ligjore për emrin personal në fuqi në Mal të Zi i mundëson çdi individi që lirisht e pa shpenzime të shumta të bëjë ndryshimet e duhura në emrin personal, qoftë ndërrimin e emrit apo mbiemrit. Pra, shqiptarët në Mal të Zi pa asnjë pengesë mund të ndërhyjnë në mbiemrin e tyre duke e kthyer ate në identitet. Shumë intelektual, sidomos ata që u shkolluan në Kosovë, qysh në dekadën e shtatë të shekullit të kaluar, atëherë kur ishte vështirë e rrezik për një ndërhyrje të tillë, patën guximin të heqin mbaresën sllave nga mbiemri i tyre. E sot!? Ska asnjë rrezik apo vështirësi, por mbiemrat e shqiptarëve vazdojnë të jenë të sllavizuar!

- Mungesa e intelegjencës intrapersonale (personale dhe kolektive)

Advertisement

Siç kemi theksuar ndërhyrja në mbiemrat e shqiptarëve është bërë pa asnjë normë juridike e çka është më e rëndësishme pa dëshirën apo pelqimin e shqiptarëve. Mbaresa sllave në mbiemrat e shqiptarëve u bë në ato kohra kur nuk funksiononte ligji, kur askush nuk përgjigjej për veprime të tilla, kur çdo gjë bëhëj sipas dëshirës së princit. Shqiptarët ishin pak në numër, nuk kishin përfaqësuesit e tyre në organet legjislative, ekzekutive e as gjyqësore. Kundërshtimet eventuale paguheshin shumë shtrenjtë, me rrahje, burgosje..... dhe kjo mbase e arsyeton “dëgjueshmërinë” e qytetarëve shqiptar për mbajtjen e “iq” apo “viq” në mbiemrat e tyre. Por, tani më kjo frik nuk ekziston e nga ana tjetër sot kemi më shumë njohuri, kemi shumë artikuj e libra që shpjegojnë historikun e mbaresës sllave në mbiemrat e shqiptarëve. Çdo intelegjent, nxënës, student apo punëtorë, sot mund të ketë njohuri se gjyshërit e sidomos stërgjyshërit tanë në mbiemrat e tyre nuk e kanë pasur “iq-in” e as “viq-in”. Po ashtu çdo kush prej tyre është i njoftuar me ligjin dhe të drejtën e tyre për heqjen e mbaresës sllave në mbiemrat e tyre. S’ka dyshim, po ashtu, se çdo kush e din se mbiemri sllav Kovaçeviq, Barlloviq,, Stanoviq,

This article is from: