1 minute read
Respekt për nënat,
Një popull është i çliruar kur ai çlirohet nga mentaliteti i tij i sëmurë në bazat diskriminuese ndaj më të dobëtit, dhe mundohet ta shkfrytëzojë dhe ta eliminojë për shkak të sëmundjes së egoizmit dhe maçoizmit të tij të trashiguar nga të parët e tij, apo rrethit ku ai është zhvilluar. Nëse sëmundjet e tilla duken normale tek një shoqëri apo edhe tek një popull, atëherë i gjithë ai popull duhet trajtuar dhe shëruar nga këto smundje.
Mendoj se nuk ka gjë më të shëmtuar dhe më të ligë se sa një mashkull të abuzojë me një femër, e cila është nënë, motër apo vajzë e dikujt. Këto dukuri në shoqërinë tonë për fatin e keq kanë ndodhur dhe po ndodhin ende edhe sot, dukuri këto që janë përcjellur brez pas brezi dhe gjithnjë vazhdojnë të përcillen tek brezat e rinj të cilët shohin nënat, motrat apo vajzat e tyre duke u abuzuar, bullizuar apo edhe eliminuar me jetë. Mënyra e trajtimit të femrës si një qenie e rendit të dytë, se ajo duhet ti nënshtrohet një mashkulli, apo më saktë bashkëshortit të saj, nuk ka filluar “dje”. Ajo i ka rrënjët që në Mesopotaminë e lashtë dhe kjo ide vazhdoi edhe me paraqitjen e feve, duke filluar që nga krishterizmi, pastaj kaloi në sëmundje ngjitëse për mbarë njerëzimin dhe që nga ajo kohë shoqëria po përballet edhe sot me këtë fenomen trishtues dhe diskriminues. Sot mundohen disa religjione ta paraqesin femrën si të barabartë, por kjo mbetet më shumë si një teori nga foltoret e tyre.
Advertisement
Po të shikoni disa media sot, shifet qartë se si trajtohet femra në fjalorin e tyre!
Disa nga klerikët as që nuk e fshehin fare në ligjiratat e tyre si udhëzime “se si femrat duhet të sillen me burrat e tyre”, apo anasjelltas. Në fakt, populli ynë ka thurur edhe vargje të turpshme të cilat i kanë marrë sikur “fjalë të urta”, por në fakt këto janë fjalë diskriminuese dhe denigruese për femrën. Ja po ua rikujtoj disa nga këto: “Gruja edhe nëse nuk ka faj, duhet me e rrahur njëherë në javë për të ia kujtuar se kush është zot shpije”; “Sherri i burrit është gruaja”; “Një burrë e vyen një grua sa do që një mashkull është i keq”; “Gruaja duhet