1 minute read
ato krijuan botën!
të ia lajë këmbët burrit dhe të ia pi ujin”; “Zoti i gruas është burri”; apo një tjetër thënje edhe më trishtuese “Aty ku burri i bjen gruas, nuk e djegë zjarri i xhehnemit (ferrit), etj, etj. Pra i gjithë ky ofendin ndaj femrës duke harruar se ato janë nënat dhe motrat tona, që na rritën me shumë mundime dhe sakrificë. Duhet të theksojmë se nuk mundemi t’i përgjithësojmë të gjithë njerëzit, për fat të mirë kemi edhe të tillë që vlerësojnë nënat dhe motrat, por flasim për një pjësë e cila e ka për krenari që këto abuzime t’i përcjellin edhe tek brezat e ardhshëm nëpërmes ligjeratave fetare dhe nëpër media apo video inçizime të shumta në kanalin “YouTube”. Kjo është mjaft shqetësuese dhe tronditëse për një shoqëri e cila pretendon të jetë zemërgjerë, humaniste, besimtare dhe më në fund civilizuese.
Mrekullinë e nënave, motrave, e vajzave tona të cilat edhe vetë Zoti që i ka ngritur në një shkallë më të lartë dhe i ka bekuar ato me emrin magjik të quajtur Nënë, i ka bekuar si krijuese të jetës. Pa nënë s’ka jetë! Gjersa të gjithë thërrasim emrin nënë, duhet të pyesim se ku e morën idenë që femra të trajtohet si qenie e rendit të dytë, përse u manipulua me femrën kur dihet se femra ka pasur dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme në të gjitha kohërat, që nga krijimi i njeriut të parë. Nëse nuk besojmë evolucionin e qenies njerëzore, atëherë po i referohemi një historie tjetër që i takon besimit hyjnor. Sumeret e lashtë thuhet se e kanë lënë historinë të shkruar në pllakat e argjirit, nga ai vend ku rrodhi edhe feja sipas Sichin ku thuhet: ”Zoti që na krijoi ishte femër e quajtur ‘NinmahNin-Ti’ (Nin do të thotë femër, kurse
Advertisement
Ti do të thotë jetë) e quajtur ‘femra e jetës’, që krijuan Adamu dhe Tiamat (Adamin dhe Evën) në kopshtin Eden (Garden of Eden) në Sumeri”.
Andaj kur dëgjojmë ende për manipulimet ndaj femrës ,se si ajo trajtohet duke u abuzuar, nënçmuar, degraduar mizorisht edhe eliminuar duke mos e kursyer atë as para fëmijëve të saj, ku e gjithë kjo bëhet nga bindjet e meshkujve të dobët të cilët janë edukuar dhe ushqyer me ato proverbat popullore të liga, që mendojnë se femra është rob i tyre dhe kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me të, duke harruar se edhe ata ishin të ushqyer me gjirin e një femre që quanin NËNË.
Mendoni njëherë më mirë ju që abuzoni se a keni nëna, a keni vajza, a keni motra?
Apo mbase as për ato nuk keni respekt?