3 minute read
papërmbytshmit”
Pavarësisht shpresave se “i papërmbytshmi” nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz, lajmin e keq e solli marangozi, se përmbytja e të papërmbytshmit do të zgjasë më së shumti një orë e gjysmë [Lord:1986, ff. 80-81]. Alarmi u dha. Disa pasagjerë fillimisht nuk donin të besonin [Lord:1986, f. 112]. Sado e habitshme të tingëllojë, shumë pasagjerë refuzuan të besojnë që anija do të fundosej. Shumë herë kishin dëgjuar se ai ishte “i papërmbytshëm”. Ishte një perspektivë e frikshme që të mendonin të linin luksin e anijes së ndritshme dhe të rehatshme për të hipur në një varkë dhe për t’u ulur poshtë 60 metra në oqeanin e ngrirë. Për shumë njerëz, vetëm kur harku (përpara) i anijes u zhduk nën oqean, ata kuptuan se Titaniku do të fundosej me të vërtetë. Tani u hyri paniku, por ishte tepër vonë! Burrat kërkonin gratë e fëmijët, familjet u bashkuan, shumë prej atyre që ishin duke fjetur u zgjuan dhe u ngutën në kuvertë, ku u krijua një konfuzion i madh. Tashmë vetëm një rrugë ishte e hapur. Nga ajo që treguan të mbijetuarit, shumica e pasagjerëve u mblodhën në kuvertë për t’u lutur kur kuptuan se anija ishte gati të fundosej! Në kohë telashesh e rreziqesh të rënda, njeriu lutet sinqerisht dhe kërkon ndihmën e Krijuesit të tij.
Në mesnatë kapiteni Smith dha urdhër për zbritjen e varkave të shpëtimit, por
Advertisement
Në mesnatë kapiteni Smith dha urdhër për zbritjen e varkave të shpëtimit, por të tilla ishin të mjaftueshme vetëm për 1.178 udhëtarë nga 2.201 që kishte Titaniku. Edhe sikur barkat të ngarkoheshin në maksimum, 1.023 pasagjerë do të mbeteshin pa asnjë mundësi për të shpëtuar. Një burim tjetër thotë se në bord kishte 2.224 njerëz: 1.316 pasagjerë dhe 908 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 711 persona u shpëtuan, ndërsa 1.513 vdiqën të tilla ishin të mjaftueshme vetëm për 1.178 udhëtarë nga 2 201 që kishte Titaniku. Edhe sikur barkat të ngarkoheshin në maksimum, 1.023 pasagjerë do të mbeteshin pa asnjë mundësi për të shpëtuar. Një burim tjetër thotë se në bord kishte 2.224 njerëz: 1.316 pasagjerë dhe 908 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 711 persona u shpëtuan, ndërsa 1.513 vdiqën. Titaniku që ishte i dizajnuar për të bartur 3.547 vetë, ishte vetëm 2/3-ta e hapësirës së ngarkuar [Lord:1986, f. 83]. Urdhri erdhi që të gjithë burrat të qëndronin mbrapa, kurse gratë e fëmijët do të qëndronin në rreshtin e parë. Disa burra të shëndoshë u shtynë për të kaluar, por oficerët u kërcënuan të tërhiqen: “Gratë dhe fëmijët të parët”. Duke mallkuar në gjuhë të ndryshme, burrat sërish u shtynë, njëri prej tyre ra në ujë, një tjetër u rrëzua në kuvertë duke rënkuar. Operatori radiofonik tek kishte vendosur rripin e shpëtimit, kishte shkuar në kabinën radiofonike për të dhënë mesazhin “Ne jemi përplasur me një ajsberg, jemi të dëmtuar, shpejtoni ndihmën” [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 82], kur një burrë i qëndroi pas me një thikë, me të cilën do ta sulmonte për t’i marrë rripin e shpëtimit. Operatori tjetër nxori revolverin dhe e vrau në vend [“The Sinking of the Titanic”, 1912, ff. 34-35].
“Unë nuk e lë burrin tim”, thoshte znj. Isidor Straus: “Ne jemi të moshuar dhe më e mira është të vdesim së bashku”, dhe pastaj u largua prej atyre që synonin ta vendosnin në njërën prej varkave të shpëtimit [“The Sinking of the Titan- ic”, 1912, f. 47]. Një tjetër, identiteti i të cilit kurrë nuk u zbulua, u vesh me një fund grash, vuri në kokë një shami, dhe “si një grua” u vendos në një varkë të shpëtimit [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 56]. Ismay u akuzua se hyri në një varkë shpëtimi duke anashkaluar gratë dhe fëmijët, si dhe për faktin se ishte ai që udhëzoi kapitenin e Titanikut të rriste shpejtësinë, gjë që çoi në tragjedi. Pesë gra shpëtuan qentë e tyre duke i mbajtur në duart e veta, kurse një grua tjetër shpëtoi një zogthiu për të cilin thoshte se ishte ‘nuskë’ e saj. Treguesi thotë se nuk brengosej shumë për qentë që shpëtuan, por i vinte keq që shpëtoi zog-thiu derisa qeniet njerëzore po shkonin drejt vdekjes [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 109]. Momenti më dramatik i asaj nate erdhi vetëm para 2:20 të mëngjesit. Sterna e Titanikut u ngrit lart në ajër, dritat u fikën dhe ngadalë rrëshqiti drejt fundit të detit. Nuk zgjati më shumë se një minutë dhe nuk u duk më!
Ajo që ishte me plagët më serioze ishte një grua që kishte humbur dy fëmijët e saj. Një grua nga kabina e dytë kishte humbur shtatë nga dhjetë fëmijët e saj. Një grua e varfër siriane e quajtur znj. Habush, që bartte para duarve vajzën e saj gjashtëvjeçare, kishte humbur burrin dhe tre vëllezërit e saj [“The Sinking of the Titanic”, 1912, f. 102, 106, 133]. Ndër të mbijetuarit ishin dy fëmijë francezë të cilët ishin transferuar në varkat e shpëtimit thuajse fare të zhveshur. Kush ishin, nga vinin dhe ku shkonin askush nuk dinte, ata tashmë ishin jetimë. (vijon)