1 minute read
Marsi akoma mbetet
Me datë 8 mars në Podgoricë u mbajt marshi protestuest i organizuar për 8 Marsin nga Organizata Joqeveritare “Qendra për të drejtat e femrës’’ në Podgoricë. Ky marsh organizohet që tëtë vite, qëllimi i të cilit është ndërgjegjësimi i barazisë gjinore. Për hërë të parë këtij organizimi iu bashkëngjit edhe Organizata Joqeveritare nga Tuzi “Jeta e sigurt Tuz’’. Shoqata Joqeveritare “Jeta e sigurt Tuz”, si shoqata e parë joqeveritare, autonome, lokale, feministe në Tuz, përpiqet të jetë një instrument i fuqishëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut. Organizata Joqeveritare “Jeta e sigurt Tuz” me seli në Tuz, është themeluar në vitin 2021, bazuar në përvojën shumëvjeçare të themeluesve në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore si dhe punën në institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare ndër vite. Po sjellim edhe fjalimin e znjsh. Leonora Dukaj nga ky tubim në Podgoricë, e cila iu drejtua të pranishmëve në gjuhën shqipe: ‘’Shumë të dashura gra dhe vajza , pjesëmarrës/e të nderuar/a të marshit. Do të doja që me këtë rast t’ju përshëndes në emër të OJQ “Jeta e sigurt Tuz”. Prezenca jonë sot këtu në këtë aktivitet ka një synim të qartë! Nga njëra anë për të promovuar barazinë gjinore, dhe nga ana tjetër të veprojmë maksimalisht kundër të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Jemi të vetëdijshme se ende nuk jemi aq të forta sa do të donim për të ngritur zërin dhe së bashku të dëshmojmë aftësinë tonë kundër çdo forme diskriminimi ndaj grave. Lufta për të drejtën e gruas është e madhe dhe e gjerë duke pasur parasysh pozitën tonë si gra e vajza nga Tuzi. Kur flasim për këtë çështje në veçanti theksojmë ndërsektorialitetin - ndërthurjen e aspekteve të ndryshme të identitetit kundrejt luftës së përbashkët për barazi. Disi edhe për fat të keq 8 Marsi ende vazhdon të jetë marshim protestues pavarësisht se ëndërrojmë që në këtë datë të festojmë gratë, arritjet e tyre të shumta, sukseset, triumfet, ngallënjimin e inspirimin. Prandaj nuk na duhen
Advertisement