1 minute read

mbetet festë Protestë!

ende urime, na duhen të drejta të barabarta. Ne kemi nevojë për respekt të merituar, trajtim dinjitoz dhe mbështetje të pakursyer. Ne kemi nevojë që ju të respektoni atë që na takon dhe të silleni në përputhje me këtë gjë. Të na trajtoni në rrallë të parë si qenie të barabarta njerëzore. Sfida e madhe e këtij tubimi është të jesh zëri i grave, përvojat e të cilave nuk vihen re, fjalët e të cilave nuk dëgjohen. Dhe për shkak të atyre lëshimeve, si ato gra që udhëhoqën qëndresën për liri dhe demokraci për dekada, edhe ne ende sot duhet të flasim për pasojat e paragjykimeve në bazë gjinore, për rastet evidente të diskriminimit ndaj grave, diskriminimin gjinor, për pasojat e dhunës në familje, në vende të punës, në shkolla, në rrugë, e deri te femicidet, të cilat lënë përjetësisht pasoja për familjen, komunitetin dhe mbarë kombin e sidomos për mirëqenien e gjysmës së popullsisë - grave dhe vajzave. Shtypja e kësaj padrejtësie do të jetë e mundur vetëm kur të gjithë ata që janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Kur ligji të jetë më i fuqishëm dhe më specifik, asnjëherë më parë. Nuk duhet as të fshehim faktin që këto dukuri janë gjithnjë e më të pranishme e që sot marrin edhe forma digjitale. Përndryshe do t’u krijonim mundësi më të mëdha dhunuesve për të vepruar. Nëse e lejojmë secili prej nesh, duhet të jetë i vetëdijshëm se jemi të pavlerë në mbrojtjen më elementare të të drejtave të njeriut - të drejtën për një jetë të sigurt dhe pa dhunë. Shoqëria jonë, nëpërmjet veprimit sistematik, duhet të eliminojë energjikisht çdo fenomen të mundshëm të dhunës dhe diskriminimit. Ky duhet të jetë përkushtimi ynë prioritar dhe angazhimi ynë i përditshëm. Të gjithë ne në sistemet tona duhet të besojmë në punën e përbashkët dhe më pas të punojmë shumë dhe me përkushtim për çdo rast individual, përfshirë kompleksitetin e rrethanave dhe identitetit të çdonjërës në mënyrë që të arrijmë ndryshim dhe të shohim një numër më të madh të rasteve të identifikuara dhe të procesuara, si të dhunës ashtu edhe të femicideve, sepse ndoshta një ditë do të jemi përgjegjës për atë që kemi bërë, por shpesh harrojmë se ndoshta do të jemi përgjegjës edhe më shumë për atë që nuk e kemi bërë. Nëse e harrojmë këtë, atëherë kjo e fundit do të jetë më e vështirë dhe më e keqe”.

Në fund të fjalimit, znjsh. Dukaj i falënderoi të pranishmit.

Advertisement

This article is from: