1 minute read

Kulla e Begut në Bukmirë

ta bëjmë edhe zbulimin e rradhës. Amiri dhe Muhoja ngulin këmbë se ia vlen të bëjmë një vizitë tek “Kulla e Begut” jo larg Liqenit të Shasit, mu tek ndarja e rrugës që të çon për në Lisën Bore, Shtodër, Fraskanjel dhe Amull…

Askush se dinte se kujt i takonte dhe sa të vjetra ishin kto mure tani fare të mbuluara me vegjetacion sikurse edhe e gjithë e kaluara e jonë! Këto mure ishin një prelud i vogël, sepse jo larg tyre do na dalë si vigan Kulla mbresëlënse e Begut…

Advertisement

E diela përveçse është ditë pushimi, për mua zakonisht ka të bëjë edhe me aventurat në natyrë.

“A je për kafe në Anë të Malit”? – shkruante në mesazhin që më mbërriti herët në mëngjes në celular nga miku im Gazmend Çitaku. E si mos ta pranoja këtë propozim?

Kësisoji së bashku u nisëm rrugës piktoreske për në Katërkollë (20 km larg Ulqinit), kaluam Pistullin, Zogajt, Gaçin, Urën e Klleznës, ku na pret rrethërrotullimi i Krythës, dhe ja kryeqendra e Anës Malit, Katërkolla na mirëpret.

“Dodona” është vendtakimi me miqtë tanë Muho Dushkun, Shefqet Lucën dhe Amir Taganin. Kafja e parë e mëngjesit na jep një shtytje

Nëndaja ime e ndjerë Feridja, shpesh herë më porosiste ”rruga vade ska” dhe kjo edhe më doli në realitet, sepse isha fare i papërgatitur të ballafaqohem me rrugën deri te Kulla e Begut! Shkurrat, kaçubat dhe balta që mu ngjite si një lugat nate, më beri të dyshoj se gabova që pranova ftesën e miqve të ngazëlluar, që po na jepet rasti të prekim me dorë një pjesë historie e cila ka të bëjë me pronat tona por edhe një trillim të flliqët të diktaturës komuniste në Shqipëri (1945-1992).

Pasi e kalova sfidën e rradhës, para na u shfaq një akvadukt i viteve 50ta ku shteti i asaj kohe e ndërtoi për ujitjen e tokave. Për çudi ende ishte në këmbë dhe kjo për mua përbënte misterin e parë, kurse rrënojat e objektit të parë ishin misteri i dytë.

Qëndronin murinjet e saj me frëngji. Ruante me besnikëri edhe pjesët e traut ku dikur kishte gjallëri, jetë dhe ku fare lehtë u dukeshin tokat pjellore të Anës së Malit.

Po begu, a kishte emër? Këtu në ndihmë na vjen Muho Dushku, i cili na rrëfen se këto toka dikur i takonin fisit të Sykajve (Syku)…

Kjo familje e pasur kishte qindra hektarë tokë nga të dy anet e kufijve. Nga kjo histori mu mor inspirimi për veprën e Kol Jakovës ”Toka Jonë” si dhe filmin artistik me po të njëjtin emër.

Kush ishte me të vërtetë Tuç Maku do ju shpalosim ne vijim, por le të na lejohet së paku të shohim se çka na thotë Harullah Hajdari rreth pronave dypalëshe Shqipëri-Mali i Zi:

Sa i përket aneksimit të trojeve

This article is from: