2 minute read
Bukmirë të Shasit
shqiptare pas Luftrave Ballkanike, duhet cekur se ky veprim u krye vetëm pas një proklamate të Krajl (mbretit v.a.) Nikollës, të datës 8 nëntor 1913, menjëherë pas përfundimit të Luftrave Ballkanike, sipas së cilës shqiptarët formalisht u bënë nënshtetas malazezë. Po themi në mënyrë formale pasi Proklamata për aneksimin e trojeve shqiptare nuk u zyrtarizua asnjëherë sipas kushtetutës në fuqi të Malit të Zi, e cila në nenin 73 të saj parashikon: “Asnjë ligj nuk mundet të nxirret, të abrogohet, (prishet, rrëzohet v.a.), të përshtatet ose në mënyrë obligative (detyrohet, shtrëngohet v.a.) të interpertohet (përkthehet v.a.) pa pëlqimin e Kuvendit Popullor”, çka do thotë se Krajli (mbreti v.a) nuk e dërgoi Proklamatën për aneksimin e trojeve shqiptare për marrrjen e pëlqimit në Kuvendin Popullor. Thënë thjesht, Kuvendi Popullor nuk solli asnjë vendim apo akt me të cilin edhe juridikisht territoret shqiptare do të bëhen pjesë e territorit dhe jurisdiksionit (qark veprimi v.a.) malazez. [Hajrullah Hajdari, “Pro- nat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi” fq;72].
“Fisi i Sykajve (Syku) është një ndër fiset më të mëdha të Bregut të Matit, të ardhur nga Shkreli i Malësisë së Madhe nga fundi i shek. XVIII. Nëpërmjet punës ata arritën të krijonin pasuri të madhe, të përbërë kryesisht nga mijëra krerë bagëtish dhe disa qindra hektarë tokë, duke u radhitur kështu ndër fiset më të pasura dhe të zëshme të veriut. I pari i këtij fisi, Gjon Nik Syku (18721950), të cilin banorët e zonës por edhe gjithë familjarët e tij e mbanin si njeri të zgjuar, të urtë (ishte ai që në familjet e mëdha mbahej si i pari i fisit), kishte miqësi me familjet më të mëdha të asaj kohe, si dhe me njerëz të shquar si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Prëk Cali, Zef Koka, Shuk Sarreqi, Ded Gjo’ Luli etj. Me ardhjen e regjimit komunist në Shqipëri, nisi edhe perëndimi i periudhës së begatë të kësaj familjeje, pasi regjimi u konfiskoi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të tyre. Konfiskimi i qindra hektarëve tokë që iu bë fisit të Sykajve, u bë edhe frymëzim për shkrimtarin Kolë Jakova që të shkruante veprën e tij “Toka Jonë”. Kjo vepër më vonë u realizua edhe film, ku personazhi i Tuç Makut personifikonte Gjon Nik Sykun. Konfiskimet e mëdha që iu bënë Sykajve, erdhën edhe për shkak të damkosjes së këtij fisi si fis “kulakësh”, për të vijuar më pas me persekutime dhe burgosje që do t’i shoqëronin deri në kapitulimin e regjimit komunist. Njëri nga djemtë e spikatur të kësaj familjeje, ishte Prelë Syku, i cili ishte i pari që u shënjestrua nga regjimi që në rini si antikomunist”.
Advertisement
Ska se si kjo histori e hidhur mos t’i prekte edhe pronat e Sykajve te Ana e Malit ku sot kjo kullë e rrënuar na tregon se po hulumutohet e kaluara jonë. Ka shumë për t’u thënë, sepse çdo gurë ka peshën e vet, po me heshjen e vet nganjëherë flet më tepër se çdo gjë.
Kaluam një ditë të këndshme në Kullën e Begut në Bukmirë të Shasit, gjegjësisht në uKllën e Sykajve alias Tuç Markut të Kolë Jakovës.