4
Shkurt 2020
INVESTIGIM
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi Ndërsa i dënuari Emiljano Shullazi projektonte një biletë të parakohshme lirie, disa gjyqtarë u kërcënuan dhe të tjerë dhanë dorëheqjen nga procesi i zhytur tashmë në kolaps në Apel, ndërkohë që institucionet e drejtësisë dhe ato të qeverisë bënë një sy qorr. EDMOND HOXHAJ | BIRN | TIRANË
D
itën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti i saj mori si mesazh një pistoletë në gojë. Mbrëmjen e 23 prillit 2019, Kristaq Prifti ishte duke tymosur një cigare në ambientet e jashtme të një lokali në afërsi të shtëpisë, kur një djalë i ri, i veshur me të zeza iu afrua me shpejtësi, i bllokoi këmbën e majtë dhe me një të shtyrë në kraharor, e rrëzoi përtokë. Pamjet e kërcënimit, të fiksuara nga një kamera në zonëtregojnëse si agresori i vendosi pistoletën në gojë Priftitdhe i përcolli njëmesazh. Një mik i Priftit në vendngjarje u përpoq më kot të largonte autorin e kërcënimit, duke e tërhequr atë nga mbrapa. Sipas denoncimit të bërë më pas në polici, kërcënimi kishte si objekt punën e gjyqtares Dollani.”Ti me atë shk**dhatën tënde, mos harro se i ke dy djemtë në… [vendin ku studiojnë djemtë e gjyqtares],” ka kërcënuar agresori, para se të largohej me vrap në anën e djathtë të rrugës. Gjyqtarja Dollani është vetëm një prej zyrtarëve tëdrejtësisë që u kërcënua familjarisht në mënyrë mafioze nëkohën kur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda po përpiqej tëngrinte një trupë gjyqësore për çështjen “Shullazi”. Më 15 maj 2019, edhe gjyqtari Sokol Binaj u gjend përballë makinës së djegur në pronësi tëbashkëshortes së tij, ndërsa gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni mori një urdhër mbrojtjeje në kohën që u komandua si pjesë e trupës gjyqësore në çështjen kundër Shullazit. Dokumentetgjyqësore tësiguruara nga BIRN hedhin dritëmbi krijimin e një atmosfere frike dhe shantazhi në paskuintat e procesit gjyqësor ndaj Shullazit, braktisjen e gjyqtarëve të kërcënuar nga institucionet dhe kolegët e tyre si dhe dështimin e hetimeve për zbardhjen e autorëve, pavarësisht se këta të fundit u fiksuan nga kamerat e sigurisë. Kërcënimet nga “autorë të panjohur” duket se i shtruan rrugën largimeve në seri të gjyqtarëve dhe zhytjes së çështjes Shullazi drejt kolapsit –një situatë e shoqëruar me
mbyllje sysh nga institucionet e drejtësisë. Gjyqtarja Saida Dollani dhe gjyqtari Sokol Binaj nuk pranuan të komentonin për BIRN kërcënimet, me argumentin se nuk mund të jepnin qëndrime për shkak të detyrës së tyre.Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranoi gjithashtu të jepte shpjegime mbi masat mbrojtëse ndaj gjyqtarëve të kërcënuar, duke e konsideruar këtë informacion “sekret shtetëror”. Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe mohoi që klienti i tij të kishte lidhje me kërcënimin e bashkëshortit të Dollanit apo dijeni mbi kërcënime tëgjyqtarëve të tjerë në një komunikim me BIRN. “Policia ka pasur të gjithë mundësinë të identifikojë autorin apo autorët [e rastit Dollani], pasi gjithçka është zhvilluar nën objektivin e një kamere që ka filmuar gjithçka,” tha Meçe, duke aluduar se ngjarja mund të ishte një inskenim. Avokati i Shullazit shtoi gjithashtu se “shkeljet ligjore të gjyqtarëve janë denoncuar gjithmonë në rrugë ligjore dhe institucionale”, ndërsa i konsideroi gjyqtarët e caktuar në këtë proces të pabesueshëm për të qenë të drejtë dhe të paanshëm. Pushim dhe pezullim hetimesh Kur bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani u kërcënua me armë zjarri, problemet për familjen e tyre sapo kishin filluar.Sipas një kallëzimi të dytë të dorëzuar nga Dollani në Prokurori, kërcënimi i të shoqit u pasua nga një fushatë sulmi nga një portal lajmesh në internet. BIRN mësoi se gjyqtarja Dollani kallëzoi portalin online Pamfleti, duke pretenduar se përmes shkrimeve të publikuara gjatë mua-
jit maj 2019 nga autorë të panjohur, është shpifur për personin e saj, me qëllim pengimin e ushtrimit të detyrës nëpërmjet dhunës psiqike. Njëri prej shkrimeve aludonte se gjyqtarja Dollani e kishte sajuar kërcënimin e të shoqit me qëllim kalimin e procesit të vetingut. Ndërsa një artikull i dytë publikonte fotot e djemve të gjyqtares dhe adresën e shkollës ku ata studionin jashtë shtetit –një fakt ky i përmendur edhe gjatë kërcënimit me armë të të shoqit. Kallëzimet e bashkëshortëve Prifti dhe Dollani u bashkuan në një procedim të vetëm më 3 qershor 2019 dhe Prokuroria e Tiranës i nisi hetimet për akuzat e “kanosjes për shkak të detyrës” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Por brenda një muaji, çështjet u ndanë sërish nga prokurorja Ida Ahmetlli, e cila brenda një kohe të shkurtër pezulloi hetimet për kërcënimin me armë të Kristaq Priftit dhe pushoi hetimet për artikujt e publikuar nëportalin Pamfleti. Dokumentet gjyqësore të siguruara nga BIRN tregojnë se çështja e kërcënimit të Z.Prifti u pezullua për shkak të dështimit të identifikimit të autorit. Ndërsa kallëzimi i gjyqtares Dollani ndaj portalit Pamfleti u pushua me argumentin se çështja mund të konsiderohej shpifje, por jo kërcënim me qëllim pengimin e ushtrimit të detyrës. Prokuroria konkludoi se artikujt e publikuar ndaj gjyqtares Dollani nuk kanë përmbajtje kanosëse serioze për jetën dhe shëndetin e saj apo të familjarëve dhe nuk parashikohen nga ligji si vepra penale.Ahmetlli shprehet se këto artikuj mbeten në nivelin e shpifjes dhe se duhet të ndiqet drejtëpërdrejt nga viktima akuzuese në gjykatë.
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA
Gjyqtarja Dollani dhe bashkëshorti i saj, Kristaq Prifti i kundërshtuan vendimet e Prokurorisë së Tiranës, duke pretenduar se nuk ishin kryer as hetimet më minimale. Ata i kërkuan gjykatës që të detyrojë Prokurorinë të shterojë hetimet për tëdy rastet- duke i konsideruar të lidhura ngjarjet me njëratjetrën. Gjykata e Tiranës i ka rrëzuar vendimarrjet e prokurorisë në të dyja rastet.Lidhur me vendimin e pezullimit të hetimit për kërcënimin e Kristaq Priftit, gjyqtarja Armela Hasantari i kërkoi prokurorisë që të verifikonte kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe në rrugën prej nga u largua agresori, me qëllimin e identifikimin e autorit. “Ankimi i Kristaq Priftit ështëgjykuar më datë 12 nëntor 2019 dhe se është vendosur pranimi i kërkesës dhe urdhërimi i prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë të rifillojë hetimet penal nr.3539 të të vitit 2019.Mësohet se vendimi i gjykatës është pa të drejtë ankimi dhe prokuroria është e detyruar të rifillojë hetimet,” deklaroi Gjykata e Tiranës për BIRN. Më 11 tetor 2019, Gjykata e Tiranës e konsideroi gjithashtu të padrejtë vendimin për pushimin e kallëzimit të gjyqtares Dollani ndaj portalit Pamfleti. Gjyqtarja Shefkie Demiraj ka çmuar se prokuroria duhet të identifikojë artikullshkruesin dhe ta pyesë atë në lidhje me rrethanat e çështjes, qëllimin e artikujve, burimin e informacionit në lidhje me gjyqtaren Saida Dollani. Gjykata parashikon se nëse nuk identifikohet artikullshkruesi, duhet të pyetet përfaqësuesi i portalit online Pamfleti. Përfaqësuesit e portalit Pamfleti nuk ishin të arritshëm për koment deri në publikim e këtij shkrimi.Ndërsa prokurorja Ahmetlli refuzoi të komentonte për BIRN vendimarrjen e saj për çështjet që kanë lidhje me gjyqtaren Dollani. “Është shkelje etike të komentoj për çësht-