Reporter.al Numri 54

Page 6

6

Shkurt 2020

INVESTIGIM

Favorizimi i kompanisë së naftës ‘Terraoil Swiss’ i kushton shtetit 300 milionë USD Sipas vendimit të Gjykatës Administrative Vlorë, përzgjedhja e kompanisë zvicerane në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender nga ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe Albpetrol, duke rrezikuar t’i shkaktojë vendit një dëm të përllogaritur nga 250 deri në 300 milionë USD. BESAR LIKMETA | BIRN | TIRANË

N

ë mars 2018, kompania shtetërore e naftës Albpetrol mbajti një tender për dhënien me konc e s ion t ë vend bu r i me ve Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Më 9 maj 2018, ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Terraoil Swiss (në atë kohë Transoil Group) dhe një muaj më vonë, i kërkoi Albpetrolit që të bëjë kërkesë në Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore për pajisjen me licencë marrëveshjeje të koncesionarit. Jo të gjithë pjesëmarrësit në tender ranë dakord me vendimin e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe një prej tyre – kompania kanadeze Letho Resources Corp bëri padi në Gjykatën Administrative të Vlorës. Vendimi i Gjykatës Administrative të Vlorës, i siguruar nga BIRN, tregon se Terraoil nuk i përmbushte kushtet për t’u kualifikuar në garën për tre fushat e reja naftëmbajtëse dhe aq më pak për t’u shpallur fituese. Sipas gjykatës, kompania Terraoil Swiss sh.a me administrator avokatin Shefqet Dizdari, në aplikimin e saj në tender nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për kushtet teknike. Gjykata vëren gjithashtu se tenderi është mbajtur në mungesë transparence nga Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, ndërkohë që Terraoil Swiss është shpallur fituese, edhe pse kishte një ofertë financiare “më pak të favorshme” se pala paditëse për njërin prej vendburimeve, atë Cakran-Mollaj. “Në vlerë monetare, oferta e “Letho” për palën shteti shqiptar është rreth 10 milionë dollarë më e mirë në krahasim me ofertën Terraoil Swiss (ish-Transoil Group sh.a),” shprehet Gjykata Administrative e Vlorës. “Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e marrëveshjeve hidrokarbure 25 +5 vjet,

Foto ilustrative e një fabrike fason. Foto: Erisa Kryeziu.

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri pas një takimi për reformën zgjedhore. Foto: LSA

Harta e vendburimeve të naftës Amonicë, Cakran-Mollaj, Gorisht -Kocul

rezulton se oferta e shoqërisë Letho Resources Corp. do sillte një përfitim për shtetin shqiptar 250-300 milionë dollarë më shumë se ajo e Transoil Group AG,” shton vendimi. Në prapësimet e saj në gjykatë, kompania zvicerane ka pretenduar se padia ka qenë e pambështetur në ligj dhe prova, sepse “paditësi nuk ka ezauruar ankimin administrativ”. Sipas Terraoil, padia ishte bërë gjithashtu “jashtë afatit prej 45 ditësh.” Kompania Terraoil Swiss sh.a.dhe ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri nuk iu përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN. Ndërkohë, Albpetrol mohoi të kishte favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë Transoil Group, tani Terraoil Swiss.

“Gjykata e Administrative e Shkallës së parë Vlorë, në vendimin e saj nuk është shprehur se Albpetrol ka favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë Transoil Group,” tha Albpetrol në një përgjigje me shkrim. Vendimi i Gjykatës Administrative Vlorës është apeluar me 30 shtator 2019 në Gjykatën Administrative të Apelit. Mungesë transparence Më 8 mars 2018, Albpetrol shpalli një ftesë për shprehje interesi për kompanitë që ishin të interesuara për të lidhur marrëveshje hidrokarbure për tre fusha të lira nafte, Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë. Sipas shpalljes së bërë nga Albpetrol, kompanitë e interesuara për vendburimet e naftës duhet të paraqisnin

zyrtarisht formularin e aplikimit dhe të gjithë dokumentacionin përkatës deri me 31 mars 2018. Ky aplikim duhet të përbëhej nga dokumente autentike, të cilat do të dorëzoheshin veçmas për secilin vendburim. Çdo palë e interesuar, për të plotësuar dokumentet dhe formularin e aplikimit duhej të merrte nga Albpetrol paketën e të dhënave për secilin vendburimin, për të cilën duhet të bënte një pagesë pre 6500 USD për çdo paketë të dhënash. Në tender morën pjesë 9 kompani hidrokarburesh, ku përfshiheshin Bankers Petroleum, Transoil Group AG (më vonë Terraoil Swiss), Shandong Kerui Petroleum Equipment, Letho, Verssa Versatile, Pennine, Alcan, Fluid Oil dhe Zennith Energy. Sipas Rregullores për Nënshkrimin e Marrëveshjeve Hidrokarbure, brenda 10 ditëve nga afati i fundit të dorëzimit të aplikimeve, Albpetrol dërgon në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjithë dokumentacionin. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda 7 ditëve nga marrja e dokumentacionit të shoqërive aplikuese jep miratimin ose jo të shoqërisë fituese. Megjithatë sipas Gjykatës, në tenderin për tre fushat naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë rregullorja nuk është respektuar. Albpetrol jo vetëm që nuk ka hapur negociatat sipas afateve ligjore, por nuk ka bërë asnjë njoftim publik për tenderin gjatë kësaj periudhe pas njoftimit fillestar për fshehje interesi. Pasi kompania ‘Alcan’ ka ngritur padi ndaj Albpetrol, operatorët pjesëmarrës në tender kanë marrë vesh se kompania shtetërore e naftës kishte shpallur në


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.