Reporter.al Numri 54

Page 8

8

Shkurt 2020

INVESTIGIM

Biznesmeni kontrovers grek komploton rikthimin në fushat e naftës Themeluesi i “Stream Oil & Gas”, Sotirios Kapotas synon rikthimin në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri nëpërmjet kompanisë ‘Letho Resources’, duke kërkuar të lidhë një marrëveshje të re hidrokarbure me Albpetrol për vendburimin Gorisht-Kocul, vetëm disa vite pasi kompania që ai drejtonte la pas një mal me borxhe. BESAR LIKMETA | BIRN | TIRANË

P

ër gati një dekadë, kompania ‘Stream Oil and Gas’ –e quajtur ‘Transatlantic Petroleum’ nga 2014 dhe e udhëhequr nga biznesmeni grek, Sotirios Kapotas dhe partneri i tij shqiptar Arian Tartari, kontrolloi nëpërmjet marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, vendburimet Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Cakran – Mollaj si dhe vendburimin e gazit në Delvinë. Në vitin 2017, pasi grumbulloi dhjetëra milionë dollarë borxhe ndaj Albpetrol dhe kontraktorëve të tjerë vendas, Transatlantic Petroleum Ltd u shit dhe e transferoi borxhin tek një kompani tjetër ‘offshore’, duke e shtyrë Ministrinë e Energjetikës të prishte marrëveshjen hidrokarbure, duke ia rikthyer vendburimet e naftës Albpetrolit. Një vit më vonë, Albpetrol hapi një tender për lidhjen e marrëveshjeve të reja për tre vendburimet e naftës, Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë. Por një nga konkurrentët kryesorë është sërish biznesmeni Sotirios Kapotas, i cili po tenton të rikthehet në vendburimin Gorisht-Kocul përmes kompanisë Letho Resources dhe një beteje ligjore 2-vjeçare kundër Albpetrol për t’u shpallur fituese. Dokumenteve gjyqësore tregojnë se Letho Resources dhe një kompani tjetër nga Kanadaja – Alcan Petroleum Ltd ndajnë një adresë të përbashkët në Tiranë, e cila më parë i përkiste kompanisë Stream Oil and Gas. Alcan Petrolem Ltd, ka bërë gjithashtu një padi kundër Albpetrol për tenderin e mbajtur në vitin 2018 për tre fushat e naftës. Përveç padisë administrative kundër Albpetrol për t’u shpallur fituese e tenderit shumë të debatuar për vendburimin e naftës Gorisht- Kocul, kompania Letho Resources ka lidhur një marrëveshje për blerjen e koncesionarit aktual të vendburimit Ballsh- Hekal, Anio Oil and Gas sh.p.k. Letho Resources nuk iu përgjigj pyetjeve me shkrim mbi të shkuarën kontro-

Pus nafte afër fshatit Hekal në Mallakastër | Foto : Besar Likmeta

Sipas bilancit të vitit 2015, kompania Transatlantic Petroleum ka pasur detyrime të pashlyera ndaj furnitorëve me vlerë 1.87 miliardë lekë.Por ndërsa aksionet e degës së Transatlantic Petroleum u bllokuan në Shqipëri pas një duzine urdhërash përmbarimorë për borxhe të pashlyera ndaj kompanive lokale, kompania mëmë i shiti asetet e saj një tjetër kompanie ‘offshore.”Në fundit të shkurtit 2016, Transatlantic LTD hyn në një marrëveshje me kompaninë GBC Oil Ltd.

verse të drejtuesit të saj ekzekutiv, Sotirios Kapotas në tregun shqiptar të hidrokarbureve. Ndërkohë, Arian Tartari nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi. Albpetrol dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës nuk i përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN, nëse e kishin miratuar transferimin e vendburimit Ballsh-Hekal nga kompania Anio Oil and Gas tek Letho Resources Corporation. Akuza politike Sipas Administratës Ndërkombëtare të Tregtisë, një agjenci e Departamentit të Tregtisë në SHBA, vlerësohet së Shqipëria ka rezerva nafte të rikuperueshme të barabarta me 120 milionë fuçi dhe 5.7 miliardë m3 gaz. Vendburimi më i madh i naftës është ai Patos-Marinzë, i cili nga viti 2004 kontrollohet nga kompania Bankers Petroleum, nëpërmjet një marrëveshje hidrokarbure për ndarjen e prodhimit me Albpetrol. Nga viti 2007 deri në vitin 2017, Albpetrol kishte një marrëveshje të ngjashme për vendburimet Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul, Cakran – Mollaj dhe për fushën e gazit në Delvinë me kompaninë ‘Stream Oil and Gas’, e cila në vitin 2014

u shkri me kompaninë ‘Transatlantic Petroleum Ltd’. ‘Stream Oil and Gas’ është një kompani e themeluar në 20 korrik 2007 në ishujt Cayman – një territor britanik në Karaibe, i konsideruar si parajsë fiskale. Kapitali fillestar i kompanisë ishte 500,000 dollarë kanadezë.Tre javë pas themelimit, më 8 korrik 2007, kompania lidhi 4 marrëveshjet hidrokarbure me Albpetrol. Më 2 prill 2008, drejtorët e Stream Oil and Gas, emëruan administratorë të degës së saj në Shqipëri, biznesmenin Arian Tartari dhe atë grek Sotirios Kapotas, ndërsa kompania e kishte selinë në “Rruga Ismail Qemali, Samos Toëer, Kati V.” Sipas të dhënave nga regjistri publik i transaksioneve të drejtorëve të kompanive në Kanada, SEDI, si një nga drejtorët e kompanisë, Tartari përfitoi në 4 prill 2008, 6 milionë aksione të Stream Oil and Gas – gjysma e të cilave u shitën në vitin 2014. Përfitimi i aksioneve nga Tartari, partner i ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi, solli akuza nga Partia Socialiste në atë kohë opozitë, e cila në vitin 2010 e akuzonte biznesmenin Tartari për lidhje të ngushta me familjen e ish-kryeministrit Berisha. “Berisha ka favorizuar për përfitime personale kompaninë e bashkëshortit të deputetes Albana Vokshi, duke i dhënë të drejtën e shfrytëzimit të 4 nga 6 vendburi-


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.