Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza - From Gonxhe Bojaxhiu to Mother Teresa

Page 14

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Recension:

PARADIGMA KULTURORE E NJË MISIONI Libri më i ri “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza – një sagë për jetën e shqiptarëve katolikë të Shkupit” që po vjen në duart e lexuesve është botimi i radhës i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, por njëherësh edhe projekti nismëtar i Departamentit të Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës. Ky i fundit është ngritur pikërisht si platformë idesh shkencore e hulumtuese mbi korpusin tematik e problemor të përpunimit arkivor e dokumentar të jetës, veprës dhe dimensioneve njerëzore e humane të Nënë Terezës. Duke iu përmbajtur kësaj metodologjie hulumtuese, libri rifreskon kujtesën e lexuesit me kronologjinë e ngjarjeve e zhvillimeve që ishin pjesë e pandarë e formimit të një vetëdije kulturore e shpirtërore në Shkupin e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Mirëpo, për të vendosur komunikim diakronik me këtë periudhë të rëndësishme kohore, duhej të dokumentohej prania dhe fryma e kësaj vetëdije. Kështu lindi edhe ideja për ta përgatitur librin e parë për “Familjet Katolike Shqiptare në Shkup”, një vepër kjo që arriti ta brendojë ITSHKSHnë si një prej institucioneve më të kualifikuara për ta deshifruar të kaluarën nën prizmin e objektivitetit dhe paanësisë, duke ruajtur të paprekur edhe autenticitetin dhe dokumentaritetin e pranisë fizike e shpirtërore të familjeve katolike shqiptare në Shkup këtu e një shekull më parë. Figura qendrore e këtij libri është Nënë Tereza, por hulumtuesit e ITSHKSH-së janë kujdesur që peshën dhe rëndësinë historike e aktuale të kësaj figure ta vendosin në kontekstin social, kulturor, shoqëror e fetar, ku ajo u zhvillua si personalitet – që nga fëmijëria e deri sa i mbylli sytë për të fundit herë. Për këtë qëllim është themeluar në kuadër të ITSHKSH-së edhe departamenti i parë në botë që merret me trashëgiminë familjare e kulturore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kurse libri që kemi në dorë risjell disa këndvështrime profesionale mbi rëndësinë dhe vizionin e këtij departamenti.

~13~


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.