Raporti Vjetor 2021

Page 123

10.1 STRUKTURA DHE ORGANIKA E AUTORITETIT

Struktura dhe organika e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit është miratuar me Vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, dhe konsiston në një personel prej 60 punonjësish, ku 5 prej tyre janë anëtarët e Autoritetit të zgjedhur nga Kuvendi. Për vitin 2021, numri i punonjësve efektivë në total është 52 ose 86.6% e strukturës së miratuar, nga të cilët: 1. 2. 3. 4.

Anëtarë të Autoritetit Nëpunës Civilë Punonjës me “Kod Pune” Vende vakante

4 44 4 8

Punësimi i punonjësve sipas organigramës. Siç është theksuar më sipër në pikën 4, në fund të vitit 2021 rezultojnë 8 vende vakante me fond page për rekrutim janë: - 1 Anëtar Autoriteti; - 2 punonjës në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues; - 5 punonjës në nivelin ekzekutiv. Nga ana e Autoritetit janë publikuar vendet vakante të sipërcituara, sipas planit vjetor të rekrutimit, por këto vende kanë mbetur vakante për arsye të dorëheqjes nga pozicioni sipas strukturës të Autoritetit, lëvizjes paralele apo mungesës së kandidatëve të interesuar për procedurat e shpallura.

Gjatë vitit 2021, janë kryer në total 11 procedura rekrutimi, kanë shprehur interes në këto procedura 48 kandidatë, nga të cilët janë kualifikuar për të hyrë ne testim 34 kandidatë. Pas kryerjes së procedurave të përzgjedhjes sipas parashikimeve në legjislacionin në fuqi për rekrutimet, janë shpallur fitues 10 kandidatë. Punësimi i punonjësve me kontratë të përkohshme. Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1151, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021, në Njësitë e Qeverisjes Qendrore”, AIDSSHsë iu dha e drejta të punësonte 4 punonjës me kontratë të përkohshme përkatësisht në pozicionet: 1 teknik mirëmbajtje; 2 operator; 1 punonjës arkive. Trajnimet e punonjësve. Si rezultat i pandemisë COVID-19, për shkak të masave të distancimit social ka qenë e vështirë realizimi i trajnimeve të palnifikuara. Gjithsesi, gjatë vitit 2021 në bashkëpunim me ASPA, DSIK, MF, ILDKPIK dhe institucione të tjera, janë kryer online 65 trajnime, ku përfshihen dhe trajnimet e 8 punonjësve në kuadër të pranim në sherbimin civil me temë “Prezantimi me Administratën Publike”. Temat në keto trajnime janë përzgjedhur nga punonjësit për përmirësimin e aftësive menaxheriale dhe ngritjes profesionale, në funksion të realizimit të detyrave sipas pozicioneve të punës apo dhe të detyrave të reja të ngarkuara.

RAPORTI VJETOR 2021

123


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.