10.2. TE DHËNA PËR TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET E AUTORITETIT
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për vitin 2021 administroi dhe menaxhoi fonde nga disa burime financimi, si më poshtë: I.
Fondet nga Buxheti i Shtetit, të miratuara me ligjin nr.137, datë 16.11.2021 “Për buxhetin e vitit 2021”, në vlerën 107,176,000 lekë.
II. Të ardhurat dytësore, të cilat realizohen në zbatim të VKM nr.93, datë 27.02.2019 “Për përcaktimin e tarifave dhe pagesave për shërbimet ndaj institucioneve apo personave, që ofrohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit” III. Granti i financuar nga Ambasada Suedeze për projektin “Prokurimi i rikonstruksionit të ndërtesës së AIDSSH-së dhe shërbimeve TIK për krijimin e një arkivi modern”, i cili në datën 1 janar 2021 rezulton me gjendje në llogarinë bankare të projektit, në Credins Bank, në vlerën 75,099,806.11 lekë. IV. Granti i financuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), për projektin “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për drejtësinë kalimtare dhe pajtuese, zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur gjatë periudhës komuniste”, në vlerën 8,662,905 lekë.
I. FONDET BUXHETORE Me ligjin nr.137, datë 16.11.2021 “Për buxhetin e vitit 2021”, Autoritetit iu miratua numri i përgjithshëm prej 60 punonjësish, krahasuar me 50 punonjës në vitin 2020, duke u plotësuar kësisoj numri i punonjësve, sipas vendimit nr. 95/2016 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”. Për vitin 2021, me ligjin e buxhetit, fondet e akorduara për institucionin janë 107,176,000 lekë. Me Aktet Normative nr.26, datë 22.06.2021 dhe nr.34, datë 03.12.2021, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i reduktoi fondet e Autoritetit në masën 2 milionë lekë në zërin e shpenzimeve për paga dhe 1.8 milionë lekë nga fondet e TVSH-së së projektit, duke i kaluar këto fonde në buxhetin e shtetit, për emergjenca shëndetësore. Me ndryshimet e mësipërme, buxheti i rishikuar ishte në vlerën 103,476,000 lekë. Nga fondi i përgjithshëm buxhetor i planifikuar për vitin 2021, me ndryshimet gjatë vitit, u shpenzuan 89,580,195 lekë. Buxheti në tërësinë e tij për vitin 2021 u realizua në masën 87 %. Për vitin 2021, evidenca e realizimit të shpenzimeve të buxhetit për programin “Planifikim, Menaxhim dhe Administrim”, krahasuar me planin vjetor me ndryshime, paraqitet si më poshtë:
RAPORTI VJETOR 2021
125