Arben MUKA - Spektri mediatik në periudhën e pushtimit nga Gjermania naziste

Page 124

Spektri mediatik shqiptar në fund të Luftës së Dytë Botërore

Përfundime Në 14 muaj e gjysmë sa zgjati pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania naziste media luajti një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e dinamikës së ngjarjeve dhe qëndrimeve, për të komentuar e analizuar aktualitetin e perspektivën, imazhin e perceptimin e klasës politike dhe autoriteteve ushtarake, sulmet e ndërsjella mes kundërshtarëve në luftë e politikë, opinione e ndjesi të njerëzve të zakonshëm, të vërteta të retushuara ose të stisura nga redaktorët. Kjo ishte detyra e saj në krah ose përballë faktorëve kryesorë institucionalë, politikë e ushtarakë. Në çdo fazë të procesit, duke e mbështetur ose duke e kundërshtuar pushtimin e vendit nga një ushtri e huaj, duke e mbështetur ose duke e kundërshtuar angazhimin dhe orientimin e administratës shqiptare në të gjitha nivelet, por dhe duke debatuar mbi aspekte që nuk lidheshin direkt me këta dy elemente thelbësorë, media e asaj periudhe është një gjurmë e pazëvendësueshme. Së bashku me dyzinën e letrave dhe dokumenteve që prodhon dhe arkivon çdo qelizë e një rendi burokratik publik, ajo ndihmon që edhe tani pas afër 7 dekadash të ndihesh si i familjarizuar me histori dhe evente që nuk i ke jetuar asnjë grimë. Me optikë shumëngjyrëshe për informacionin, pikëpamjet e mesazhet që janë përcjellë nga njësitë mediatike - paçka se diku 123


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.