Arben MUKA - Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste

Page 23

Arben MUKA

Kontribute të studiuesve dhe autorëve të ndryshëm për këtë temë Shqipëria në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe posaçërisht pushtimi italian është trajtuar nga autorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj. Ata janë historianë të mirëfilltë, të cilët pasqyrojnë hap pas hapi dinamikën e ngjarjeve, personazhet e protagonistët, bëjnë referenca të dokumentacionit të kohës, të vlerësimeve dhe interpretimeve të dëshmitarëve etj. Ky lexim nga literatura e bollshme dhe e pastër historike, e parë në disa këndvështrime, mendoj se ka qënë një sfond i nevojshëm për të kuptuar e fiksuar elementë thelbësorë, por dhe jo të tillë, që të ingranojnë me zinxhirin e ngjarjeve historike ashtu siç kanë ndodhur. Botime të tilla që më kanë ndihmuar në këtë aspekt kanë qënë psh., volumi katërt i Historia e popullit shqiptar (me grup autorësh); libri i përkthyer në shqip i Bernd J. Fischerit Shqipëria gjatë Luftës (1939-1945); Histori e Shqipnis e Tajar Zavalanit, (pjesa e dytë); libri i Prof. dr. Muharrem Dezhgiut Shqipëria nën pushtimin italian (1939 -1943); cikli i leksioneve të Prof. dr. Ana Lalaj për studentët e Masterit në marrëdhëniet ndërkombëtare e diplomaci,në Universitetin U.F.O, Histori e Shqipërisë 1912 – 2000, me autore Prof.dr.Valentina Duka etj. Një pikë referimi e vlefshme janë dhe kujtimet e disa prej protagonistëve kryesorë të asaj kohe të sistemuara në botime të veçanta, siç kanë qënë psh., Politika e Italisë në Shqipëri e 22


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.