Koha 1047

Page 1

Masakra e Rugovës - vazhdimësi e politikës gjenocidale ndaj shqiptarëve Populizmi si taktikë politike primitive KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 9 shkurt 2023 Viti XXll Numër 1047 Çmimi 0,50 Kosova
dhe aleatët perëndimorë

Mijëra të vdekur, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale

Strehimi i Isa Boletinit në Mal të Zipolitikë, manipulim apo interes i ndërsjellë?

Tabu shqiptare e Ballkanike

Monumentet e kultit katolik në Anë të Malit

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
6 14 16 22 E ENJTE, 9 SHKURT 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE
promovimi i vlerave vendase Libër homazh për fotografët shqiptarë të fillimshekullit të kaluar Intelektual me kulturë të gjerë Vepër unikale e ndriçimit dhe reflektimit të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare të një etnorajoni 24 26 28 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 9 SHKURT 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
Prioritet,

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr. Dritan

Paralajmërime për investime

Ulqin – Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, i shoqëruar nga gjashtë ministra të kabinetit qeveritar, kanë qëndruar të martën (31 janar 2023) në vizitë pune në Komunën e Ulqinit.

Ata janë takuar fillimisht me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kanë biseduar për disa projekte zhvillimore në këtë komunë. Abazoviq ka paralajmëruar investime të reja në Ulqin si parakusht për zhvillimin e turizmit në këtë komunë më të varfër në bregdetin e Malit të Zi. Në këtë kuadër, ai ka thënë se Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” do të hapë së shpejti konkursin ndërkombëtar për rregullimin e Ranës

(Plazhit të Vogël) dhe hapjen e tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. Pasi që ka vizituar vendet ku dikur kanë qenë ish-hotelet “Galeb” dhe “Jadran” si dhe hoteli “Mediteran” ku janë duke u kryer punimet për rikonstruktimin e disa vilave të tij, kryeministri Abazoviq ka paralajmëruar ndërtimin e tre hoteleve me pesë yje, ku do të punësohen rreth një mijë punëtorë.

Gjatë vizitës në Ulqin, delegacioni qeveritar ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit dhe Shërbimin e Urgjencës, Molin e Madh ku janë duke u kryer punimet për rregullimin e tij, lokalitetet e ish-hoteleve “Galeb”, “Jadran” dhe hotelin “Mediteran”, Port Milenën, Plazhin e Madh dhe vendin ku pritet

të ndërtohet stadiumi i futbollit. Krahas kryeministrit Abazoviq, pjesë e delegacionit kanë qenë nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vlladimir Jokoviq, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq – Gjuroviq, ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, dhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Vasilije Llallosheviq.

Kjo është vizita e parë zyrtare që Abazoviqi në krye të Qeverisë së Malit të Zi i ka bërë Ulqinit.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
i. k.
Ulqinit E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Abazoviq, vizitoi Komunën e

Telegram ngushëllimi për

tërmetin shkatërrues në

Turqinë juglindore

Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht të pikëlluar për lajmin e këtij tërmeti, i cili goditi sot vendin tuaj duke shkaktuar dëme kolosale dhe humbje të mëdha jetësh të çmuara.

Në emër të qytetarëve tanë dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe lutjet e mia të sinqerta për të gjithë ata që humbën jetën dhe familjet e tyre të prekura, si dhe shpreh keqardhjen time për të gjithë njerëzit e plagosur. Ne kemi marrë gjithmonë mbështetje vëllazërore nga vendi juaj në kohë të mira dhe të këqija. Ju lutemi ndjehu-

ni të lirë të na njoftoni nëse mund t’u ofrojmë ndonjë ndihmë personave të prekur.

Sinqerisht,

Genci Nimanbegu Kryetar i Forcës së Re Demokratike deputet në Kuvendin e Malit të Zi

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh

Mijëra të vdekur, mijëra dhe dëme kolosale

Solidarizimin e tyre me Tuqinë dhe Sirinë e kanë shprehur edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq dhe presidenti Millo Gjukanoviq, të cilët ndër të tjera kanë shprehur keqardhje dhe kanë bashkëndarë dhimbjen e tyre me qytetarët e dy shteteve.

Kryeministri Dritan Abazoviq është shprehur se Mali i Zi është i gatshëm t’u ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme vendeve të prekura

Bota- Dhjetëra qytete të Turqisë dhe Sirisë u goditën në orët e para të mëngjesit të së hënës nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh, ku sipas raportimit të mediave bilanci i viktimave

në Turqi dhe Siri, deri paraditën e së martës më 7 shkurt 2023, ka tejkaluar 5 mijë të vdekur, numër ky që rritet nga minuti në minutë, ndërsa raportohet për mijëra të plagosur.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, ky tërmet goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

“Ministria e Shëndetësisë e Sirisë tha se 237 persona janë vrarë në provincat

KOHA Javore 6
E ENJTE, 9 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE

mijëra të plagosur

materiale

e kontrolluara nga Qeveria në Alepo, Hama dhe Tartus, ndërkaq më shumë se 600 persona të tjerë janë plagosur”, theksohet në raportimin e REL-it. Pas këtij tërmeti të fuqishëm është raportuar edhe për tërmete të tjera pasuese, përfshirë edhe atë prej 6.7 shkallësh, ndërsa theksohet se Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha nga tërmetet.

“Në të dyja shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në të dyja anët e kufirit banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti dhe ata dolën jashtë në mot të ftohtë, me borë dhe

shi, teksa ndërtesat u rrëzuan”. Ndërkaq, pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë janë paralajmëruar edhe ndihma nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare.

Sipas raportimit të të njëjtës medie, Komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, tha se Qendra për Përgjigje dhe Koordinim për Emergjenca e BE-së është në kontakt me autoritetet turke për të aktivizuar shërbimin që u ndihmon ekipeve të shpëtimit në terren që ta kryejnë punën në mënyrë më efikase.

“Disa besojnë se ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Turqinë.

Sizmologu nga Longond College, Stefen Hiks, tha se edhe një tërmet prej 7.8 shkallësh kishte goditur Turqinë më 1939, duke vrarë 30.000 persona”. Solidarizimin e tyre me Tuqinë dhe Sirinë e kanë shprehur edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Malit të Zi, kryeministri Dritan Abazoviq dhe presidenti Millo Gjukanoviq të cilët ndër të tjera kanë shprehur keqardhje dhe kanë bashkëndarë dhimbjen e tyre me qytetarët e dy shteteve. Kryeministri Dritan Abazoviq është shprehur se Mali i Zi është i gatshëm t’u ofrojnë të gjithë ndihmën e domosdoshme vendeve të prekura.

KOHA Javore 7
t. u.
kolosale
E ENJTE, 9 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE

Kosova dhe aleatët

Vitet e fundit po shihet se aleatët tanë perëndimorë nuk na dalin zot sa duhet, nuk na përfillin si dikur. Mbase janë të zhgënjyer me shqiptarët. Ata çdo vit hartojnë raporte për Shqipërinë dhe për Kosovën. Shqiptarët ndërkaq, raportet e tilla nuk i marrin me seriozitet.

Ka kohë që aleatët tanë perëndimorë janë bërë aletë të Serbisë. Ç’paradoks! Bota demokratike, në miqësi me një Serbi fashiste. Një gjë e tillë rrallë ka ndodhur në histori.

Në Konferencën e Ambasadorëve (1912-1913), gjashtë Fuqitë e Mëdha të kohës: Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia, me vendimet që morën, më tepër se gjysmën e shqiptarëve i lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar u përfshinë vetëm gjysma e tokave shqiptare. Nga trungu i atdheut “gërshërët e rrobaqepësve të mbledhur në Londër – siç u shpreh shtypi i kohës – shkëputën krahinat më pjellore dhe që kishin qenë vatra të Lëvizjes Kombëtare”. Kundër shqiptarëve në këtë konferencë ishin: Rusia, Franca dhe Anglia. Gjermania fare nuk çau kokën për shqiptarët. Fuqitë e Mëdha evropiane nuk e njohën qeverinë e Ismail Qemal Vlorës (1844-1919). Në tetor të vitit 1913 caktuan në krye të shtetit shqiptar princin gjerman nga një familje protestante Vilhelm Vidin (Wilhelm Wied, 1876-1945). Ky erdhi në Shqipëri më 7 mars 1914.

I bindur se e vetmja rrugë për t’u dhënë fund çrregullimeve dhe anarkisë në vend ishte krijimi i një qeverie

të vetme për gjithë Shqipërinë, më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqje, duke ia kaluar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Me këtë akt u shënua edhe rënia e qeverisë së tij, që ishte krijuar nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 4 dhjetor 1912. Argumentet historike, politike dhe gjeografike të tij në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar, Evropa nuk i përfilli. Megjithëkëtë, këtij burri të shtetit, historia i dha të drejtë. Paqja në Ballkan nuk mund të rivendosej duke sakrifikuar të drejtat e kombeve të tjera në interes të synimeve ekspansioniste.

A po përsëritet sot historia në rastin e Kosovës?! A po e flijojnë sot Kosovën miqtë tanë perëndimorë?!

Ka kohë që miqtë tanë perëndimorë e kanë shpërfillur çështjen e rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës.

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shreder (Gerhard Schröder, 1944) ka qenë kancelar në vitet 19982005. Është i pari kancelar gjerman që ka miratuar vendimin për ndërhyrjen e forcave ushtarake gjermane në operacionet luftarake jashtë vendit. Me fjalë të tjera, kur ky ishte kancelar,

KOHA
8
përfaqësojnë
politikën
të „KOHA
VËSHTRIM & OPINION
Javore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk
domosdoshmërisht
redaksionale
javore„
* * *
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Që nga viti 1991 e këndej, s’ka ditë që shqiptarët të mos e përsërisin refrenin: “aleatët tanë perëndimorë”; në klishe. Me aleatë, shqiptarët nënkuptojnë SHBA-në dhe fuqitë e tjera të Perëndimit. Refrenet e sipërthëna
Xhelal Zejneli

aleatët perëndimorë

forcat ushtarake gjermane në kuadër të NATO-s, morën pjesë në ndërhyrjen ushtarake kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe në Serbi. Më pas ky u bë i afërt me Vladimir Putinin (1952). Në vitet 2016 dhe 2017 ka qenë katër herë në Beograd ku është pritur nga kryeministri, përkatësisht kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Është ndër shtetarët e rrallë, në mos i vetëm që e viziton Beogradin, ndonëse ka marrë vendim për ndërhyrjen kundër makinerisë vrastare serbe. Kjo tregon se qëndrimi i tij ndaj Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht. Në kohën e tij,

çështja e rrumbullakimit të shtetësisë së Kosovës nuk bëri asnjë hap para. Pas Shrederit, në krye të Gjermanisë vjen kancelarja Angela Merkel (Angela Dorothea Merkel, 1954- ). Kjo qëndroi në krye të Gjermanisë gjashtëmbëdhjetë vjet. Edhe kjo, mu si paraardhësi i saj, ishte e afërt me Moskën, me Putinin. Afrinë me Moskën e arsyetonte me çmimin e volitshëm të gazit natyror rus. Edhe gjatë qeverisjes së saj, çështja e rrumbullakimit të Kosovës fare nuk lëvizi nga vendi. Nën ndikimin e Putinit, Merkeli për Kosovën mbështeste një zgjidhje kompromisi me

Serbinë.

Barak Obama (Barack Hussein Obama, 1961- ) në krye të SHBA-së ka qenë dy mandate. Edhe në kohën e tij, puna e Kosovës nuk u mbyll. Në kohën e presidencës së tij, sekretare e Shtetit ishte Hilari Klinton (Hillary Diane Rodham Clnton, 1954- ). Me një fjalë, Obama për Kosovën s’ndërmori dot gjë.

Zgjidhje përfundimtare s’i dha Kosovës as presidenti Donald Tramp (Donald John Tramp, 1946- ). Duhet thënë se në kohën e tij, Kosova e formoi ushtrinë e vet.

Presidenti i përtashëm i SHBAsë Xho Bajden (Joseph Robinette Biden, Jr. 1942- ) njihej si mik i shqiptarëve. Por, gjatë mandatit të tij të deritashëm, punën e Kosovës mundohet ta zgjidhë me njëfarë kompromisi, thellësisht në dëm të shqiptarëve.

Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar (Gabriel Escobar) ngul këmbë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që s’është gjë tjetër përpos shtet brenda shtetit. Përpos anglishtes, Eskobari flet edhe spanjisht, rusisht, serbisht, kroatisht, çekisht, portugalisht.

Nga sa më sipër rezulton se vitet e fundit Kosova fare s’ka qenë në agjendën e miqve perëndimorë. Përveç kësaj, duhet shtuar se vitet e fundit fuqitë perëndimore si Gjermania, Franca, Austria, Italia, SHBA-ja etj. kanë investuar me të madhe në Serbi. Bëhet fjalë për miliarda euro, për hapjen e dhjetëra mijëra vende pune. Ç’paradoks?! Fuqitë perëndimore investojnë në një Serbi fashiste të udhëhequr nga kriminelët si Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi (1966- ).

(vazhdon)

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
perëndimorë”; “miqtë tanë perëndimorë”; “partnerët tanë strategjikë”. Me kalimin e kohës, ky refren u shndërrua sipërthëna u përdorën dendur sidomos pas luftës së Kosovës të viteve 1998 dhe 1999

Masakra e Rugovës politikës gjenocidale

Në aspektin gjeopolitik, hapësira etnogjeografike shqiptare ishte në qendër të vëmendjes së diplomacisë së Fuqive të Mëdha nga Perandorinë Osmane ishin të parët që u flijuan për interesat e të tjerëve. Ishin pikërisht fqinjët tanë - sllavët dhe grekët që u zgjeruan filluan legalizimin e spastrimin etnik duke u bazuar në programet shtetërore (Naçertania e Megalo idea). Në saje të aleancës ballkanike cidit, sepse aleanca ballkanike synim parësor kishte ndarjen, përkatësisht aneksimin e territoreve shqiptare. Në saje të urrejtjes Ngjajshëm ndodhi edhe pas Luftës së Parë Botërore përsëri në Plavë-Guci dhe Rugovë (1919), ku u maskruan një numër i konsiderueshëm politikës gjenocidale për spastrim etnik të këtyre krahinave shqiptare në zonën kufitare në mes Shqipërisë dhe Mbretërisë SKS. Këto aneksuara sllavët i donin pa shqiptarë

Rugova - krahinë etnografike

Krahina etnografike e Rugovës gjindet në pjesën perëndimore të Kosovës, me sipërfaqe prej 195 km2, me 13 vendbanime dhe një popullsi prej 2.451 banorësh sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1981. Ndërsa duke marrë parasysh së në vitin 1991, shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, regjistrimi zyrtar i radhës është mbajtur në vitin 2011 ku në Rugovë janë evidentuar 203 banorë (ESK, 2011). Një e dhënë e tillë dëshmon se për shkak të luftës (1998 -1999) dhe pas saj, ky mjedis ka pësuar rënie të popullsisë me rreth 90%, duke migruar përkatësisht vendosur kryesisht në

Pejë e gjetiu në Kosovë, por edhe në botën e jashtme.

Në të kaluarën për Rugovën janë publikuar artikuj, studime dhe botime të veçanta. Ndonëse një krahinë e vogël pë nga sipërfaqja dhe numër relativisht të vogël banorësh, ka qenë e kushtezuar nga morfologjia e relievit malor, ajo ka përjetuar gjenocid të dyfishtë në dekadën e dytë të shek.

XIX nga ana e serbëve dhe malazezëve me pasoja të mëdha për popullsinë vendase (1912 dhe 1919). Në saje të të dhënave të deritashme për këto masakra del se kanë ekzistuar të dhëna të kufizuara, sepse në pushtetin monist temat e tilla nuk ishin të preferuara për hulumtim dhe publikimin e ngjarjeve të tilla. Andaj, angazhimi i studiuesve të ndryshëm për të hulumtuar këto ngjarje duhet mbeshtetur, sepse opinioni i gjerë e jo vetëm ai shkencor duhet të njoftohet me të vërtetën e këtyre masakrave nga serbët e malazezët, si dhe politikën e tyre gjenocidale kundër shqiptarëve, duke aplikuar në praktikë spastrimin etnik ndaj një krahine të populluar ekskluzivisht prej shqiptarëve.

Politika gjenocidale serbe kundër shqiptarëve

Tashmë dihet se politika gjenocidale serbe në programin e tyre politik të Naçertanies (1844) ishte identike si ajo e grekëve (Megalo Idea), me të vetmin qëllim për zgjerim territorial duke ëndërruar Serbinë mesjetare. Dhe në praktikë një ide e tillë filloi të realizohej nga viti 1876-1878, duke u legjitimuar në saje të vendimit të Kongresit të Berlinit (1878). Fjala është pikërisht për Sanxhakun e Nishit ku ndaj shqiptarëve u bë spastrim etnik, duke dëbuar rreth 150.000 shqiptarë, nga gjithsej 614 vendbanime ku nga to 370 ishin të banura vetëm

nga popullsia shqiptare, si dhe 244 vendbanime të tjera që ishin të përzira (shqiptarë, serbë e çërkez),(Uka,1991:89-95).

Pikërisht gjatë operacioneve luftarake të ushtrisë serbe kundër Perandorisë Osmane në Sanxhakun e Nishit në fund të vitit 1877 , komanda ushtarake shpërndau një proklamatë ku në mes tjerash thuhet:“ Sa ma tepër të shpërngulni shqiptarë, meritat e juaja ndaj atdheut janë më të mëdha”,(Uka, 1991:66) duke mbetur thënia raciste për tërë politikën serbe nga shekulli XIX e deri në ditët tona, ku dëshmi është edhe lufta e fundit në Kosovë (1998-1999). Ngjarjet e zhvilluara me vonë dhe harta e zgjerimit territorial të Serbisë e dëshmon më së miri një konstatim të tillë. Kemi të bëjmë me një politikë fashiste, e cila varësisht prej rrethanave të kohës paraqitej në modalitete të ndryshme, por objektivi mbetej i njëjtë, ekspansion territorial dhe spastrim etnik e demografik, kryesisht kundër shqiptarëve, por edhe të atyre që nuk ishin ortodoksë, ku pjesëtarët e fesë islame e kanë përjetuar në lekurën e tyre.

Në mënyrë identike ka vepruar edhe Principata e Malit të Zi gjatë luftës kundër Perandorisë Osmane (18761878), përkatësisht kundër shqiptarëve në ato vise e vendbanime që iu dhuruan nga Kongresi i Berlinit (Draga,2017: 25-63).

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Nail Draga

- vazhdimësi e gjenocidale ndaj shqiptarëve

nga pjesa e dytë e shek. XIX dhe më pas. Ishte koha e ngjarjeve të mëdha në aspektin rajonal dhe evropian, ku shqiptarët nën zgjeruan territorialisht në dëm të tokave shqiptare që u verifikua në Kongresin e Berlinit (1878). Ishte koha kur monarkitë ballkanike ballkanike të shtetëve ortodokse kundër Perandorisë Osmane në vitët 1912-13 shqiptarët përjetuan masakra me përmasa të gjenourrejtjes patologjike nga masakrat e kryera nga serbët e malazezët e pësuan shqiptarët në Plavë-Guci, Pejë, Gjakovë, Lumë, Dibër etj. konsiderueshëm i shqiptarëve, ndërsa ata që mbetën gjallë emigruan në Shqipëri. Një veprim i tillë nuk ishte i rastit por për shkak të Këto masakra paralajmëronin së njëjtë do të veprohej edhe në viset e tjera në Kosovë e gjetiu ku ka shqiptarë, sepse territoret e

Kosovës

Shqiptarët gjatë Luftës së Parë Botërore e sidomos në përfundimin e saj, ndodhëshin në një situatë jashtëzakonisht të rëndë. Gjendja ishte aq alarmante saqë paraqitej rreziku real për ekzistencën e shtetit të pavarur shqiptar. Fuqitë e Mëdha ngadhnjyese të luftës dhe shtetet shoviniste fqinje, kishin hartuar projekte e kishin nënshkruar marrëveshje, përmes të cilave jo vetëm njoheshin dhe sanksionoheshin traktatet e mëparshme antishqiptare, por kërkohej edhe copëtimi i Shqipërisë gjysmake. Këtyre planeve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje kundër shtetit të pavarur, shqiptarët u përpoqën që t’ia kundërviheshin me të gjitha mundësitë dhe potencialin që kishin (Culaj, 2009:186).

Në skenë dolën forca të rëndësishme patriotike dhe demokratike që u vunë në ballë të shtetit, duke bërë përpjekje dhe sakrifica për ruajtjen e tërësisë toksore, për bashkimin e territoreve shqiptare në një shtet të lirë dhe të pavarur si dhe për demokratizimin e jetës së vendit. Gjithsesi këtu vlen të veçohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të kombit dhe shtetit shqiptar kundër pretendimeve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje, e posaçërisht kundër planeve dhe politikës antishqiptare të shovinistëve serbomëdhënj.

Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, si organizatë politike me program të përcaktuar politik, u themelua në Shkodër më 1 maj 1918, në kushte tepër të rënda të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ky komitet u formua kryesisht nga patriotët kosovarë, të cilët, për shkak të rrethanave të caktuara historike, kishin mbetur brenda kufijve të Shqipërisë politike, por që përpiqeshin më tërë forcën e tyre për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe krijimin e një Shqipërie etnike dhe të pavarur. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës qëndroi gjithnjë në ballë të punës për t’i zgjidhur me sukses detyrat e shpëtimit të Shqipërisë, për zhvlerësimin e traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, për sigurimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë, dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje, shpresonte në bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të lirë e sovran. Se çfarë qëndrimi kishte Komiteti i Kosovës ndaj çështjes kombëtare këtë e dëshmon programi themeltar i kësaj organizate kombëtare (Culaj,1997:187).

Ndonëse mbante emrin e një përfaqësie krahinore në realitet ishte një organizatë e fuqishme politike kombëtare mbarëshqiptare dhe kishte pamjen e një partie të organizuar mjaft mirë e cila nuk i përfaqësonte e nuk i mbronte vetëm të drejtat e interesat e emigrantëve kosovarë e

të popullit të Kosovës, por të mbarë kombit shqiptar.

Përveç veprimtarisë diplomatike Komiteti i Kosovës, me qendër në Shkodër bënte edhe organizimin e lëvizjes nacionalçlirimtare, do të thotë rezistencën e armatosur të popullit (Skendi,1992: 42).

Vazhdimësia e politikës gjenocidale kundër shqiptarëve

Masakra e Rugovës nuk duhet trajtuar si vepër kriminale e izoluar, por vazhdimësi e politikës gjenocidale të serbëve e malazezëve ndaj shqiptarëve, e cila ishte kundër eliminimit fizik të popullsisë së kësaj krahine. Kujtojmë me këtë rast masakrat e malazezëve në krahinën e Plavës e Gucisë (1912-1913), sidomos atë të datës 4 mars 1913 në vendin e quajtur Previ, si dhe konvertimin e shqiptarëve e boshnjakëve nga feja islame në atë ortodokse, dukuri e panjohur deri atëherë (Plava:2002,119-123, Harapi:2004,45 -65,Cana:1996,94-139). Realizimi i dy masakrave në këtë krahinë (1912, 1919) brenda shtatë viteve dëshmon një konstatim të tillë. (vazhdon)

(Kumtesa është paraqitur në Simpoziumin shkencor “100-vjetori i Masakrës së Malit të Zi dhe Serbisë në Shtupeq dhe katunde të tjera të Rugovës, më 1919”, Pejë, 12-15 shkurt 2019)

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Rugovës
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

Populizmi si taktikë

Populizmi mund të definohet si niveli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor, si dhe në vendet pa traditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë: mungesa e autokritikës, teoritë për komplot, ksenofobia; nacionalizmi, etnocentrizmi, kultura pseudo-nacionale; heroizmi, “prodhimi i armiqve”, ndarja në “ne” dhe “ata”; premtime joreale për rritje ekonomike, fushata parazgjedhore të bazuara në histeri, paraqitje e vazhdueshme në media, premtime revolucionare në vend të atyre evolutive, etj.

Në shoqërinë shqiptare, por edhe më gjerë, në korniza planetare, në veprimtari të ndryshme shoqërore dhe në ciklet zgjedhore, shënohet një valë e një dukurie që sociologjikisht quhet “populizëm”, dukuri kjo e mobilizimit dhe organizimit, e komunikimit politik që përqendrohet rreth kundërshtisë mes “njeriut” ose popullit dhe një grupi real të “elitave të privilegjuara”. Termi populizëm rrjedh nga fjala latine populus (populli) që nënkupton “një taktikë politike primitive e cila ka për qëllim mashtrimin e turmave, manipulimin me to në saje të premtimit të gjërave që janë të parealizueshme dhe të filtrimit demagogjik me turmat”. Në literaturën politike bashkëkohore populizmi përkufizohet si “ideologji ose doktrinë politike që shoqërinë e sheh si të ndarë në grupe: njerëz të ndershëm dhe elita të korruptuara”. Populizmi është një stil i retorikës politike i cili afirmohet nga ana e pjesëtarëve të partive politike dhe lëvizjeve sociale. Kjo formë e demagogjisë politike, bashkë me moralin politik të eroduar në mënyrë ekstreme, përbën një kombinim shumë

të rrezikshëm me të cilin sundohet populli. Qasjet e tipit “ju veç votoni për mua (neve), e unë (ne) do t’i plotësoj/më të gjitha dëshirat dhe nevojat tuaja”, është një qasje standarde-klasike e cila pothuajse nuk ka pësuar asnjë ndryshim gjatë këtyre viteve të tranzicionit dhe ka tendencë të vazhdojë edhe tutje për arsye se

është opsion “fitues” i cili fatkeqësisht ende jep rezultate. Për fajin e atyre që japin premtime nuk duhet të flitet, fajtorë janë edhe votuesit të cilët nuk i dënojnë populistët duke mos i votuar. Populistët nuk ndjejnë aspak përgjegjësi për mosrealizimin e premtimeve të veta, shpesh herë edhe manipulative dhe si të tillë

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

taktikë politike primitive

mundohen “t’u hedhin pluhur syve të votuesve” vetëm me një qëllim të vetëm - të jenë në pushtet. Populizmi mund të definohet si niveli më i ulët i propagandës politike i cili më së shumti përdoret në vendet me standard mesatarisht të ulët socio-kulturor si dhe në vendet pa traditë demokratike. Disa nga premisat themelore të këtij principi joparimor politik janë: mungesa e autokritikës, teoritë për komplot, ksenofobia; nacionalizmi, etnocentrizmi, kultura pseudonacionale; heroizmi, “prodhimi i armiqve”, ndarja në “ne” dhe “ata”; premtime joreale për rritje ekonomike, fushata parazgjedhore të bazuara në histeri, paraqitje e vazhdueshme në media, premtime revolucionare në vend të atyre evolutive, etj.

Siç shihet nga kjo që cekëm më lart, populizmi nuk mund të konsiderohet si mjet i nevojshëm, por në praktikë kemi një pasqyrë tjetër, përdorimi i populizmit është në nivel maksimal.

Për këtë gjendje deri diku fajtor është edhe profili mesatar i votuesit tonë vendor. Edhe pse ky profil ka përjetuar një evoluim pozitiv kohëve të fundit, ende është shumë larg profilit mesatar të votuesit nga shtetet me traditë të theksuar të demokracisë. Kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë, me reformat të cilat dalëngadalë po zhvillohen dhe jetësohen në vend me qëllim të arritjes së standardeve për anëtarësim në institucionet dhe sistemet euroatlantike, do të rritet niveli mesatar i vetëdijes dhe kulturës politike tek votuesit i ndjekur me rritje të nivelit të moralit politik të subjekteve politike. Padyshim se në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi të ndjekim fushata politike të cilësuara me pjekuri dhe përgjegjësi të lartë, në të cilat elektorati do të mund të identifikojë cilësinë dhe prosperitetin e vërtetë e jo premtime boshe. Elektorati duhet të mos lejojë që të manipulohet, gjë që ka ndodhur në ciklet e kaluara zgjedhore, por

duhet të jetë monolit në insistimin për plotësimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatave. Jam i paluhatshëm në mendimin se elektorati veç e “ka lexuar” strategjinë e manipulimit të kombinuar politiko-sentimental të masave të gjera si dhe të demagogjisë socio-ekonomike, të cilën në mënyrë të pamëshirshme e përdorë establishmenti ekzistues politik për t’i arritur objektivat e veta.

Populizmi politik është ngushtësisht i lidhur edhe me shumë çështje dhe kategori të tjera siç janë: morali politik, edukimi, niveli mesatar i ulët i kulturës së përgjithshme politike, gjendja socio-ekonomike dhe standardi jetësor, ideologjizimi dhe profilizimi i partive politike, zhvendosja e besimit në institucione në kahje pozitive, edukimi i elektoratit, sundimi i ligjit, etj. E njejta gjë vlen edhe për mediat të cilat janë ana e tretë dhe jo më pak e rëndësishme e këtij sistemi. Ekziston nevojë urgjente për ristrukturim të brendshëm të vetë mediave të cilitdo lloj me qëllim të informimit sa më objektiv, pa paragjykime dhe sterotipe të trashëguara nga sistemi i kaluar. Demokratizimi i mediave duke përjashtuar të gjitha ndikimet joparimore mbi veten, duhet të ndihmojë në procesin e eliminimit të populizmit nga agjenda politike e partive si dukuri e dëmshme për zhvillimin e përgjithshëm politiko-shoqëror të një vendi.

Morali politik është faktori kryesor i cili do të ndihmojë në çrrënjosjen e përdorimit të populizmit si mjet për të përfituar trupin votues. Vlerat e larta morale duhet të jenë atribute të të gjitha subjekteve politike serioze të cilat synojnë të udhëheqin shtetin në emër të popullit. Aspekti i moralit politik duhet të jetë princip themelor i fushatave dhe aksioneve postzgjedhore të partive politike. Nuk do të ishte e dëmshme edhe përfshirja e këtij parimi në platformat politike të partive me çka automatikisht do të rritej besimi i luhatur i votuesve ndaj partive, si dhe numri i paktë i qytetarëve në format e ndryshme të participimit të tyre në jetën aktive politike.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

Strehimi i Isa Boletinit politikë, manipulim apo

Hajrullah Hajdari

Oficerët e intelegjencës malazeze në Sanxhak dhe Kosovë, na maj të vitit 1910, kanë lajmëruar se Isa Boletini më 6 maj, ditën e Shëngjergjit është paraqitur në skenën politike me 10.000 shqiptarë të armatosur! Pasi Isa kishte hyrë në territorin e Malit të Zi, konsulli i Malit të Zi në Shkodër, Dushan Gregoviqi, më 19 qershor 1910 e lajmëroi valiun e Shkodrës se Isa gjendet në Mal të Zi. Valiu e luti konsullin që ky emigrant i rëndësishëm shqiptar të largohet sa më larg kufiri turk, gjë të cilin konsulli ia premtoi, madje i tha se Mali i Zi është tokë e vogël dhe ai kurrë nuk mund të jetë larg kufirit të sulltanit. Qeveria e Malit të Zi u ndikua nga kërkesa e valiut të Shkodrës dhe Isën nuk e vëndosen në Podgoricë por në Nikshiq. Është interesant të theksohet se po i njëjti konsull i sugjeroi minisrit përkatës se “nuk do të ishte keq që Isa Boletinit t’ia lehtësojmë rrugën deri te kryengritësit e Krasniqes për të cilët prania e Isës do të ishte e një rëndësie të veçantë. Kjo tregon se politika malazeze që në fillim kishte për qëllim që të manipulojë e shfrytëzojë Isën për interesat e tyre. Por si do të shohim më vonë Isa gjatë gjithë qëndrimit të tij në Mal të Zi nuk u manipulua, ishte vigjilent dhe asnjëherë nuk u bë pjesë e lojrave të ndyra për llogari të Malit të Zi.

Siç dihet Isa u largua nga Mali i Zi në prill të vitit 1911. Në mars të vitit 1911, te emigrantët shqiptarë në Mal të Zi u hap lajmi se Malësia e Shkodrës kishte filluar kryengritjen dhe ka sulmuar postat turke në drejtim të Tuzit. Ky lajm ishte befasues për Isën me shokë, sepse me krerët e Malësisë e sidomos

me Ded Gjo’ Lulin e Mehmet Shpendin kishin një marrëveshje për këtë veprim. Nuk ishin lajmëruar as kosovarët dhe e gjitha kjo ngriti dyshimin e madh se kjo ishte një lojë apo dredhi e Krajl Nikollës. Kjo u bë e qartë shumë shpejt pasi vetëm disa ditë më vonë Krajl Nikolla thirri Isa Boletinin, Sulejman Batoshën me shokë dhe u tha se edhe ata duhet të nisin sulmin drejt Kosovës duke potencuar që fillimisht të marrin Plavën e Gucinë. Kjo nuk i pelqeu Isës dhe pasi u shpreh se për momentin Kosova s’është në gjendje të luftojë, ndër të tjera i tha Krajl Nikollës: “Ndoshta njëherë ato vende i marrim, por nuk do të mundemi me i mbajt”! Krajl Nikolla ndërhyri përsëri duke u thënë: “ Ju duke i marrë vendet vazhdoni përpara, ushtria ime iu vjen mbrapa e i mban vendet”. Isa e kuptoi mirë qëllimin, lojën dhe intrigat e Krajlit të Malit të Zi, por edhe veprimet e liga të disa krerëve malësorë dhe duke i thënë krajlit: “Gospodar, na falni, po na nuk luftojmë me ndjekë njënin për me sjellë një tjetër” vëndosën të lëshojnë Malin e Zi e të kthehen në malet e Kosovës. Duhet theksuar se gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Isa mbante lidhjet me të dërguarin turk Sadredib beun i cili u kishte dhënë besën se nuk do të internohen në Azi të Vogël dhe lirisht mund të kthehen në Kosovë. Ndoshta edhe kjo ndikoi që ai të kthehet në Kosovë. Ndërkohë, sigurisht nga Cetina ishte përhapur lajmi se Isa Boletini dhe Sulejman Batusha janë dorëzuar, gjë që s’ishte aspak e vërtetë, por intrigë e vet Gospodarit të Malit të Zi. Sipas studiuesit Bogumil Hrabak, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha, pasi ishin armatosur me pushkë ruse e kishin kaluar kufirin së bashku më 250 ushtarë. Pasi mbërritën në fshatin Batushë, Isa dhe Sulejmani i ndanë disi rrugët pasi Sulejmani ishte për autonomi të shqiptarëve ndërsa Isa kishte kombinime të tjera. Malazezët nuk e linin rahat (të qetë) Isën dhe herë pas herë i dërgonin atij emisarë të veçantë

me kërkesë që kryengritja në Kosovë të fillojë. Kështu në pjesën e parë të majit 1911, i dërguari i Gospodarit Millovan Knezheviq, u takua me Isën në fshatin Bjelajë afër Deçanit, ku qëndroi 5 ditë. Isa nuk i premtoi se do të niste kryengritjen, së paku deri sa të shkri-

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 9 SHKURT 2023

në Mal të Ziapo interes i ndërsjellë?

hej bora në bjeshkë! Të njëjtën kërkesë Isës ia kishte bërë edhe mutasherifi i Pejës kur kishte ardhur në Isniq. Në ndërkohë, anëtari gjykatës në Pejë, Jovan Angjellkoviq, kishte dërguar të besueshmit e tij në nahijen e Beranës që të organizojë malazezët e atjeshëm për luftë. Siç shihet qëllimi i Malit të Zi ishte që duke përdorur Isën, kryengritja në Kosovë të fillojë sa më parë. Në pjesën e parë të muajit gusht të vitit 1911, Isa Boletini u gjend në fshatin e lindjes, në Boletin, nga ku pasi mësoi se gjyqi nuk e ishte liruar, kaloi në territorin e Novi Pazarit. Deri në fund të vitit 1911, sigurimcat malazezë nuk i përcillnin lëvizjet e Isa Boletinit!

Ka gjasa që Krajl Nikolla kishte vëndosur kontakte me njerëz në zë në Kosovë. Kështu fshatarët e rrethit të Pejës që në fillim të vitit 1912 furnizoheshin me armë nga Mali i Zi. Këto lajme vërtetohen edhe nga valija i Kosovës në Shkup, Austriakët, duke luajtur me letrën e kundërthënieve shqiptaro-sllave mundoheshin ta bindin Portën e Lartë për furnizimin me armë të shqiptarëve nga Mali i Zi, ndërsa i dërguari i Italisë në Cetinë e lajmëroi qeverinë italiane se Shqipëria e Mesme është pothuajse nën ndikimin e Krajl Nikollës dhe se prej atij varet a do të ketë trazira.

Në muajin shkurt të vitit 1911, Isa Boletini sigurisht për zgjedhjet e ardhshme bëri marrëveshje me shumë shqiptarë në zë. Në atë kohë deputeti popullor

Sait Hoxha deklaroi për gazetën e Sofjes “Pravo” se edhe pse shqiptarët luftojnë për interesat e tyre kombëtare ata nuk do të punojnë kundër interesave të shtetit. Për këtë arsye, thekson ai, Isa Boletini e ka lëshuar Malin e Zi dhe për të njëjtën arsye populli nuk i ka përkrahur malësorët katolikë dhe as ata myslimanë që kanë mbajtur krahun e Malit të Zi.

Kur në prill të vitit 1912 filloi kryengritja në krahinën e Gjakovës, sipas të dërguarit italian në Beograd, valiu i Kosovës kërkoi të takohet me Isa Boletinin, gjë që e bëri më 15 maj. Pas

takimeve në Sokolicë dhe Prekaz ku u vendos që Bajgora dhe Drenica t’u bashkëngjiten kryengritësve, më 17 maj 1912 u mbajt një konsultim i krerëve të Kosovës Veriore, në të cilën mori pjesë edhe Isa. Isa hyri në Shtabin kryesor të kryengritësve që ishte vendosur në Junik. Gazeta “Vardar” e Shkupit, më 23 maj 1912, shkruan se Isa Boletini me udhëheqësit e kryengritjes janë për “krahinën e veçantë autonome”. Isa merr pjesë edhe në takimin e madh në Junik (21-25 maj 1912) ku u formuluan disa vendime të rëndësishme për shqiptarët, ku pika e parë ishte përcaktimi i kufijve të Shqipërisë dhe futja e shqiptarëve në administratën publike dhe jetën kulturore në viset shqiptare. Për luftën e mëtëjme Isa Boletini u mbështet në ndihmen që do të marrë nga Serbia e jo nga Mali i Zi. Ai bashkëpunoi me shumë patriotë shqiptarë si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Riza beg Kryeziu e të tjerë. Mori pjesë në marrjen e Prishtinës, në luftën e Ferizajit dhe organizoi kryengritjen në Gjilan dhe në mënyrë triumfale hyri në Mitrovicë. Isa mori pjesë edhe në marrjen e Shkupit. Hasan Prishtina e thërret Isa Boletinin të kthehen në Prishtinë pasi Porta i kishte pranuar të gjitha kushtet e parashtruara, por ai u përgjigj se komisionerët do t’i presë në Shkup. Në Cetinë u mësua për lidhjet e Isës me Serbinë por nuk kishin mësuar për disponimin e tij kundër Malit të Zi. Por, Isa së shpejti u distancua edhe nga Serbia sepse e kuptoi lojën e Serbisë e cila duke shfrytëzuar kryengritjen dëshironte të zgjërohej me vende shqiptare. Vullnetarët për luftë kundër Serbisë në krahinën e Mitrovicës i organizoi personalisht Isa Boletini. Pse Isa Boletini dhe emigrantët e tjerë shqiptarë kërkuan strehim në shtetin e vogël dhe të varfër të Malit të Zi? Së pari, gjeografikisht Mali i Zi ishte shteti më i afërt ku mund të vëndoseshin, së dyti situata politike në shikim të parë ishte pothuaj e njëjtë, sepse të dy palët tentonin të lirohen nga sun-

dimi 500 vjeçar dhe të krijojnë shtetin e tyre të pavarur. Isës i duhej kohë për ndërmarrjen e hapave të mëtejshme, kështu që strehimi në Mal të Zi edhe për arsye të afërsisë, ishte zgjedhje e mirë. Krajl Nikolla e pranoi Isën sepse shpresonte se përmes tij do të shtrijë ndikimin edhe në terrenin e Kosovës, që ishte synim i tij i lig dhe keqdashës. Ligështinë e tij Krajl Nikolla e tregoi kur u mundua të bindë Isën që të fillojë kryengritjen dhe se vendet e marra nga Isa me shokët e tij do t’i sigurojë ushtria malazeze, pra shfaqi haptas pretendimet territoriale ndaj viseve shqiptare. Isa për të mos rënë në grackë të Nikollës, sipas gjasave, edhe nga Nikshiqi dhe Cetina kishte mbajtur kontakte me mbështetësit e tij në Kosovë dhe posa e muar vesh lojën hileqare të Nikollës por edhe të disa malësorëve, u largua nga Mali i Zi.

Isa përsëri në vitin 1915 ishte i detyruar të kthehet në Mal të Zi. Ai dëshironte të shpetojë jetën e vet dhe të shokëve të tij, ndërkaq Gospodari dëshironte që të hakmerrej ndaj gjakpirësit serb, siç e kishte cilësuar ai, për bashkëpunimin me Serbinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër Isa nuk i kishte shërbyer për qëllimet për të cilat ai e kishte mirëpritur e që ishte shtrirja territoriale e Malit të Zi në tokat shqiptare. Kjo mund të ishte edhe arsyeja pse konsulli malazez Aleksa Gjukanoviq e solli Isën përsëri në Cetinë. Siç dihet Isa u vra befasisht në pritë nga xhandarmeria malazeze në momentin kur Mali i Zi po shkonte drejt humbjes së sovranitet shtetëror. Sot e kësaj dite arsyeja dhe ekzekutori nuk dihen. Bogumil Hrabrak thotë se Isa u vra nga frika se ai do të merrte qytetin e Podgoricës! E pamundur me aq pak njerëz të merrej Podgorica ku tashmë kishte hyrë ushtria austriake. Sidoqoftë marrëdhëniet e Isa Boletinit me Krajl Nikollën kanë qenë të qarta: çdonjëra palë ka dashur të shfrytëzojë palën tjetër, prandaj ato marrëdhënie nuk u shkëputën tërësisht deri në vrasjen e Isës.

KOHA Javore 15
Boletinit
Pikëpamjet
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 9 SHKURT 2023
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Tabu shqiptare e

Në vitet e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, intelektualja, artistja, piktorja, shkrimtarja, historianja, antropologia dhe udhëtarja e famshme britanike Edit Durham (1863-1944), erdhi ta vizitojë dhe ta njohë nga afër Ballkanin, dikur djep të kulturës evropiane, kurse në kohën e saj gropë e prapambetjes së kontinentit. Rezultat i udhëtimeve dydekadëshe janë librat që hedhin dritë mbi kulturën dhe traditat e ballkanasve, veçmas ato mbi kulturën, fiset, ligjet, zakonet dhe besëtytnitë e shqiptarëve të Malësisë së Veriut. Me veprat: “Shqipëria e Epërme”, “Brenga e Ballkanit”, “Lufta për Shkodrën”, “Ngatërresa 20-vjeçare ballkanike”, “Përmes tokave të Serbisë”, “Për fiset, ligjet dhe zakonet e ballkanasve” dhe me shkrimet që

botoi në revistat e njohura britaneze, Edit Durham e bëri të njohur çështjen shqiptare dhe e përkrahu të drejtën tonë për krijimin e një shteti të pavarur në kufijtë e natyrshëm. Kurorë e veprave në fjalë është përmbledhja e artikujve dhe letrave të zgjedhura të zonjës Durham “Shqipëria dhe Shqiptarët”, e përkthyer në shqip dhe e botuar më 2001 nga historiani dhe studiuesi i mirënjohur shqiptaro-britanik Bejtullah Destani.

Kontributi i zonjës Durham për internacionalizimin e çështjes shqiptare vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm edhe në kohën tonë. Ajo si rrallë ndonjë studiues/e tjetër, është preokupuar edhe me tiparet e karaktereve kolektive të etnive ballkanase, botëkuptimet, virtytet, cenet, besimet, besëtytnitë dhe tabu-të e shpërndarë pothuajse në gjithë Ballkanin.

Në kapitullin VIII të veprës “Për fiset, ligjet dhe zakonet e ballkanasve”, ajo shkruan për tabu për emrat, për ushqimet, për flokët, për të treguar fytyrën, për të huajt, për hekurin etj. Këto tabu s’janë tjetër pos ndalime për të kryer një veprim të caktuar,

për të zënë në gojë një fjalë, për të përdorur një send etj., sepse ndryshe pasonin ndëshkimet nga fuqitë e mbinatyrshme.

Sipas E. Durham tabuja për emrat (frika për të përmendur emrin e anëtarëve të familjes) ishte e parhapur edhe te shqiptarët edhe te sllavët. Bie fjala, nuset e reja nuk i thërrisnin njerëzit e familjes së burrit me emrat e tyre të pagëzimit, sepse kjo konsiderohej e turpshme. Në vend të emrave ajo shpikte nofka që shprehnin admirim dhe respekt. Në krahinat e Dukagjinit nuk ishte e këshillueshme të njihej emri i vërtetë i një burri. Në Bosnjë dhe në Mal të Zi e shtynin pagëzimin e foshnjave për dy-tri vjet dhe e thërrisnin me një nofkë që shpesh u mbetej për tërë jetën. Tabu shumë e përhapur gjithandej Ballkanit ishte dhe ajo për ushqimin. Sllavët ortodoksë e hanin mishin e derrit, por e shihnin me neveri mishin e breshkës, që preferohej nga katolikët e Dalmacisë dhe Shqipërisë. Katolikët, ortodoksët dhe myslimanët e konsideronin mishin e kalit si shumë të papastër. Në Dalmaci mishi i viçit

KOHA Javore 16
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
Fatmir Sulejmani

e ballkanase

konsiderohej i neveritshëm. Myslimanët e Ballkanit e kanë të ndaluar me fe mishin e derrit, të cilin nuk e fusin kurrë në gojë. Tabuja për ushqimin shkon edhe përtej kësaj që u tha më lart. Gratë e morlakëve të Dalmacisë nuk hanin kurrë bashkë me burrat. Ato qëndronin me përulje rreth tavolinës, duke hequr ose duke sjellë ushqime, por pa guxuar të uleshin as për një çast. Edhe te malësorët shqiptarë ishte poshtërsi të haje me gratë. Nëse ndonjë burrë e lejonte gruan të hajë me të, ajo (gruaja) konsiderohej e pacipë. Zonja Durham përmend rastin që i ndodhi në Vuthaj (fshat i banuar me shqiptarë të besimit mysliman), ku iu lejua të hajë në sofrën e burrave vetëm pasi u mbajt një mbledhje shumë e gjatë dhe u konstatua se ajo është një mysafire tepër e rëndësishme që mund të trajtohej në një shkallë me burrat.

Një tabu shumë e përhapur mes popujve të Ballkanit është edhe ajo për të treguar fytyrën. Edit Durham thotë: “Gratë që mbuloheshin më tepër nga të gjithat, ishin ato të sl-

lavëve myslimanë të Mostarit dhe të Sarajevës. Ndërkaq gratë myslimane të fiseve malësore të Shqipërisë nuk e mbulojnë fytyrën kurrë; ato vijnë në treg dhe bëjnë pazare me çdo burrë; fytyrën e kanë të ekspozuar më tepër se shumë të krishtera. Në qytetet që ishin nën administrimin e nëpunësve turq, gratë e të cilëve bënin modën, të gjitha myslimanet shqiptare ishin pak a shumë të mbuluara. Në Ulqin kjo ishte e theksuar dhe ua kalonin pothuajse edhe atyre të Mostarit. Mbulimi i plotë ose i pjesshëm i fytyrës nga gratë nuk ka qenë dukuri e panjohur as në Greqinë e Lashtë… Në Shkodër, më 1901, të gjitha gratë e martuara katolike vinin një vel të gjatë e lidhëse që e mbërthenin në pjesën e poshtme të fytyrës dhe e palosnin mbi kokë. Edhe vajzat e pamartuara katolike e mbështillnin kokën me një pëlhurë të trashë pambuku. Shumica e femrave të fshatrave ortodokse, si bullgare ashtu edhe greke, vinin mbi kokë një shami të madhe dhe dy cepat e gjatë i mbështillnin rreth gojës. Në këtë mënyrë e mbulonin gojën edhe vajzat malazeze dhe gratë kato-

like të Bosnjës…”.

Gjithnjë sipas zonjës Durham, mbulimin e kokës e bënin edhe burrat ballkanas. Ata flenin me koka të mbuluara edhe kur bënte vapë e madhe. Këtë e bënin nga frika e syrit të keq dhe shpirtrave të këqij që ishin me bollëk në Ballkan. Ata besonin se shpirti gjithmonë ikën nëpërmjet vrimave të kokës – hundës dhe gojës, ndaj merrnin masa paraprake. Ky zakon ishte i përhapur edhe në Lindje dhe bregdetin mesdhetar afrikan. Ata si pikë të rrezikshme e konsideronin edhe vrimën e veshit.

Këto dhe të dhëna të tjera interesante të lidhura me jetën dhe botëkuptimet e dikurshme të popujve të Ballkanit, që një herë e një kohë, nuk dalloheshin shumë nga njëri-tjetri, mund të lexohen në librat e autorëve joballkanas, si ato të zonjës Edit Durham, që gjërat nuk i kanë parë dhe nuk i shohin nga prizmi i politikave hegjemone, të cilat kanë prodhuar e prodhojnë paragjykime idiote për të justifikuar epërsitë e shpifura kulturore dhe zaptimet e tokave të tjetrit.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 9
2023 Pikëpamjet
VËSHTRIM & OPINION
SHKURT
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën
redaksionale të „KOHA javore„

Himara, Greqia dhe

Në shek. XIV-XV dhe më pas, ishte praktikë e Perandorisë Osmane që disa krahinave të thella malore, ose pa rëndësi në aspektin ekonomik dhe politik t’u njihte një autonomi të kufizuar. Kjo ndodhi me Himarën dhe disa zona të tjera në Veri të Shqipërisë. Sulltani u njohu atyre të drejtën për t’u vetëqeverisur me “venome” (norma juridike zakonore). Por, nga ana tjetër këto rajone paguanin haraç dhe dërgonin kapedanët e bajraktarët e tyre sa herë që shteti osman kishte luftë. Pas 28 nëntorit 1912 ekzistenca e rajoneve autonome brenda shtetit shqiptar nuk kishte asnjë log-

jikë. Në aspektin juridik ato nuk u njohën as nga “Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile”, që miratoi Qeveria e Vlorës më 22 nëntor 1913 dhe as nga Statuti Organik i hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në prill të vitit 1914.

Me nxitjen e qarqeve vorioepirote çështja e vetëqeverisjes së Himarës do të kthehet në problem serioz për shtetin shqiptar. Për të shmangur çdo ekuivok, qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjës do t`u bëjë disa lëshime himariotëve, siç ishte përjashtimi nga taksat etj. Kjo bëri që në sytë e opinionit brenda dhe jashtë vendit të lihej hapësirë për ta interpretuar këtë si një status i veçantë.

Administrata e kohës do të përpiqet

disa herë për të shtrirë influencën e saj mbi Himarën dhe banorët e saj. Por reagimi i tyre që ishin mësuar prej shekujsh të vetëqeveriseshin ngjallte reaksion. Një praktikë e tillë jolegjitime do të marrë fund nga një qeveri po ashtu jolegjitime. Pas lëvizjes së qershorit 1924, Qeveria e Fan Nolit u tregua e vendosur për t`i dhënë fund vetëqeverisjes së Himarës. Ajo e konsideroi këtë si diçka anakronike. Sipas saj i gjithë vendi duhej qeverisur në mënyrë unike. Edhe Himara si pjesë e shtetit shqiptar duhej t`u nënshtrohej ligjeve të shtetit. Ky veprim ngjalli reagimin e Athinës zyrtare dhe shtypit grek, i cili ndezi një fushatë intensive për të mbrojtur Himarën “që lëngonte nën thundrën e një tiranie”. Madje, qeveria greke

KOHA Javore 18 KULTURË
Ese
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Hasan Bello

Qeveria e Fan Nolit

nuk u mjaftua me kaq. Prefektura e Gjirokastrës informonte Ministrinë e Brendshme se në gjysmën e parë të shtatorit 1924, një luftanije greke ishte futur disa herë në Sarandë, duke shkelur normat ndërkombëtare. Më 23 shtator ajo ishte ankoruar në Spile të Himarës. Por komandanti i saj nuk ishte lejuar nga policia shqiptare të zbriste në tokë. Pyetjes se përse kishte ardhur, ai i ishte përgjigjur se kërkonte të takohej me administratorin lokal. Më 14 tetor 1924, Ministria e Brendshme informoi për këtë incident Ministrinë e Jashtme ku ndër të tjera e vinte në dijeni se “qëllimi i vizitimit s`asht tjetër veçse me i shtue guximin himariotëve tue i ba ata me pandehun se do të kenë përkrahjen e Greqisë në çashtjen e

venomeve e se me dukjen e luftanijeve nëpër brigje do të frikësojnë qeverinë për të penguar programin e saj në drejtim të zbatimit unik të ligjeve”. E gjendur përballë këtij provokimi, Qeveria e Fan Nolit protestoi me anë të legatës shqiptare në Athinë. Një notë proteste iu dorëzua edhe legatës greke në Durrës, ku iu bë e ditur se asnjë luftanije greke nuk kishte të drejtë të shkelte ujrat shqiptare pa njoftuar dhe pa miratimin e autoriteteve shqiptare. Ministria e Brendshme u dha urdhër prefekturave të Vlorës dhe Gjirokastrës që të mos lejonin asnjë luftanije greke të shkelnin pa leje ujrat shqiptare.

Çështja e Himarës u bë objekt i diskutimeve edhe në Lidhjen e Kombeve. Përfaqësuesi grek,

Politis protestoi lidhur me “presionin e qeverisë shqiptare ndaj himariotëve”. Ndërsa drejtuesi i seksionit të minoriteteve në Lidhjen e Kombeve, Kolben, gjatë një vizite në Athinë u takua me ministrin shqiptar atje, të cilit i shprehu ankesat greke. Diplomati shqiptar i mohoi pretendimet e Athinës zyrtare. Gjithashtu, ai kundërshtoi çdo përpjekje për ta paraqitur Himarën dhe popullsinë e saj si zonë minoritare. Sipas tij, ajo ishte një rajon i banuar krejtësisht me shqiptarë.

Heqja e venomeve të Himarës dhe bashkimi i saj me administratën e shtetit shqiptar ishte arritja më e madhe e Qeverisë së Fan Nolit. Pas këtyre ngjarjeve, popullsia e saj do të bëhet pjesë organike e shtetit shqiptar.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

Evropa ndërpreu lidhjet energjetike me Rusinë

Shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë

Inflacioni global është një tematikë e cila po sillet dhe risellet nëpër rubrikat e shumë gazeteva dhe të mediave online e audio-vizuale të vendit, rajonit, Evropës dhe botës. Rritja e inflacionit në periudhën e ardhshme ka ngre shqetësim për shumë ekspertë të disa kompanive evropiane të autobusëve dhe udhëtimeve, por edhe të autoriteteve të kërkimeve të karburanteve për shkak se Bashkimi Evropian do të ndërpresë lidhjet e tij energjetike me Rusinë, që konsiston në ndalimin e importeve të naftës siç është karburanti dhe produktet

e tjera të cilat prodhohen nga nafta bruto në rafineritë ruse.

Në një artikull që Zëri i Amerikës ia ka kushtuar ditë më parë kësaj çështjeje, theksohet se ky ndalim i BE-se hyri në fuqi më 5 shkurt, ndërsa vjen pas embargos ndaj qymyrit dhe shumicës së prodhimeve të naftës nga Rusia.

Artikulli vijon duke nënvizuar se ky ndalim nga ana e bllokut 27-anëtarësh ka rreziqe, sepse çmimet e naftës janë rritur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa këto çmime mund të

rriten sërish për karburantin që luan një rol kyç për ekonominë globale.

Në lidhje me këtë çështje, njëri ndër përfaqësuesit e kompanisë gjermane të autobusëve dhe udhëtimeve është shprehur: “Ne po shpenzojmë shumë para për të qenë në gjendje të ofrojmë shërbimet tona”. Në këtë artikull theksohet se shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë, pasi që shumica e gjerave që njerëzit blejnë ose hanë, transportohen me kamionë të cilët kryesisht punojnë në naftë duke mundësuar kështu funksioninim e pajisjeve të

KOHA Javore 20 MOZAIK
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

ndikon gjë

fermave, autobusëve të qytetit dhe pajisjet industriale dhe kështu duke ndikuar në rritjen e inflacionit i cili ka vështirësuar jetën në nivel global. Ndër të tjera, duke u ndalur tek pyetja se a do të rrisë kjo embargo çmimet e naftës për karburant, Zëri i Amerikës thekson se Evropa mund të kërkojë burime të reja për shkak se nafta shitet globalisht, si në SHBA, Indi ose në vende të Lindjes së Mesme dhe nëse kjo shkon pa probleme, atëherë ndikimi në çmime mund të jetë i përkohshëm.

“Evropa tashmë pothuajse ka përg-

jysmuar importet ruse të naftës, nga 50% e importeve totale para luftës në 27%. Furnizuesit amerikanë kanë rritur dërgesat në nivele rekord, nga 34.000 fuçi në ditë në fillim të vitit 2022 në 237.000 fuçi në ditë deri më tani, sipas “S&P Global”, theksohet në këtë artikull.

Ndërkaq, zyrtari më i lartë i energjisë i BE-së, Kadri Simson ka thënë se tregjet kanë pasur kohë të përshtaten pasi ndalimi u njoftua në qershor dhe se evropianët gjithashtu duket se kanë rezervuar naftën ruse përpara afatit me importet që janë rritur muajin e kaluar.

“Ekziston një faktor ndërlikues: Grupi i Shtatë vendeve të mëdha demokratike po e diskutojnë vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse (dizel) që shkon në vende të treta, ashtu siç bënë për naftën e papërpunuar ruse. Ashtu si me naftën e papërpunuar, ideja është që të krijohet mundësia që edhe dizeli rus të vazhdojë tregtimin në tregjet botërore, por të reduktojë të ardhurat që përfiton Moska”, thekson artikulli.

Sipas të njëjtit artikull, nëse çmimi tavan funksionon siç pretendohet, flukset globale të naftës duhet të riorganizohen me Evropën që duhet të gjejë furnizues të rinj dhe me naftën ruse të gjejë klientë të rinj pa një humbje të madhe të furnizimit. Por është e vështirë të thuhet se si do të funksionojë çmimi tavan pa e ditur se ku do të vendoset çmimi dhe nëse Rusia do të hakmerret duke ndaluar dërgesat.

Ndërkaq edhe Hedi Grati, kreu i kërkimeve të karburanteve dhe rafinerive për Evropën në “S&P Global Commodity Insights”, është shprehur se përderisa eksportet ruse janë të kufizuara mund të shkaktojnë telashe në të gjithë procesion e riorganizimit . “Evropa do të konkurronte me importues të tjerë të mëdhenj dhe kjo do të shkaktonte presion në rritje mbi çmimet”, ka thënë Grati.

Artikulli vazhdon më tutje duke pasqyruar se çfarë ndimi do të kishte një çmim tavan, çfarë ndodhë nëse benzina bëhet më e shtrenjtë dhe çfarë mund të shkojë keq?! t. u.

KOHA Javore 21 MOZAIK
E ENJTE, 9
2023
SHKURT

Trashëgimi kulturore

Monumentet e kultit katolik në Anë të

Objektet e kultit në

Famullinë e Klleznës

Në Anë të Malit rrethanat historike kanë bërë të mundur të kultivohen dhe bashkëjetojnë tri komunitetet fetare - katolikë, myslimanë dhe ortodoksë. Këta të fundit janë një komunitet fare i vogël, prandaj ata në këtë zonë me shumicë dërmuese të popullsisë të besimit islam nuk kanë pasur objekte të tyre fetare. Gjurmët kulturore të besimit katolik

Materialet dokumentare kishtare, burimet e tjera të shkruara dhe gojëdhënat që janë ruajtur dhe tregohen nga banorët e moçëm vendas, shprehin zhvillimin e jetës kulturore të Anës së Malit edhe nëpërmjet ngritjes së disa objekteve të kultit në Famullinë e Klleznës me vlera arkitekturore dhe artistike. Përveç rëndësisë që paraqesin në aspektin fetar, objektet e kultit të kësaj famullie janë në qendër të interesit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Thuhet se në Kllezën ka pasur shumë kisha, kurse tani janë tri, një në Kllezën Poshtë dhe dy të tjera në Kllezën Nalt.

Gjurmët kulturore të besimit katolik janë pasqyruar në ndërtesat e kultit si edhe në objektet e ndryshme fetare të cilat, përveç se janë dëshmi e kultivimit të besimit fetar përfaqësojnë edhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore për trevën dhe për gjithë trashëgiminë kulturore

janë pasqyruar në ndërtesat e kultit si edhe në objektet e ndryshme fetare në Shas dhe në Famullinë e Klleznës, të cilat përveç se janë dëshmi e kultivimit të besimit fetar, përfaqësojnë edhe vlera të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore për trevën dhe për gjithë trashëgiminë kulturore. Besimtarët islamë, katolikë dhe ortodoksë të Anës së Malit në vazhdimësi i kanë kushtuar rëndësi fesë dhe kanë ditur të vlerësojnë, ruajnë dhe të ndërtojnë objektet e tyre fetare. Kisha dhe xhamia, apo shtëpia e Zotit, është ajo që i lidhi anamalasit të besimit islam dhe katolik me Krijuesin - Zotin - Allahun.

1. Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit

Kisha famullitare e Shën Gjon Pagëzuesit në Kllezën Poshtë (Klleznën e Poshtme), sipas dokumenteve kishtare të shkruara në Monografinë e Argjipeshkvisë së Tivarit, është ndërtuar në kohën e famullitarit Zef Kiri (1864-1872). Aty thuhet se kjo kishë të cilën klleznorët e quajnë Kisha e Shëngjinit, është rindërtuar në vitin 187o, ndërsa është rinovuar në vitin 1888 dhe më vonë. Për shkak të dëmtimeve të mëdha të kishës të shkaktuara nga tërmeti i vitit 1979, shërbimet liturgjike janë kryer në kishën me qelën e vogël

barakë, dhuratë e Karitasit gjerman në vitin 1980. Rindërtimi i kësaj kishe me nismën e Imzot Simon Filpaj I dhe Ordinariatit të Tivarit, ka përfunduar më 30 maj 1998 në praninë e bamirësve nga Gjermania (Famullia e Shën Chritophor-it).

2. Kisha e varrezave - Shna Prendja

Kishëza e Shën Prendes në Kllezën Nalt ka qenë kishë varresh dhe është quajtur vendi i bekuar i varreve. Edhe këtë kishë famullitare e ka rrafshuar krejtësisht tërmeti. Kishëza e re e mjaft e bukur e Shna Prenës u ndërtua me mjetet financiare të klleznorëve në mërgim, në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe klleznorëve që jetojnë në Komunën e Ulqinit në vitin 2002. Rreth kësaj kishëze, të cilën e kanë rrënuar dy tërmetet e fundit të fuqishëm, janë varrezat e klleznorëve të punuara me gurë të lashtë e të gdhendur dhe me mermer, të rrethuara me mur betoni. Kjo kishë e cila e hijeshon fshatin e vogël Lulaj-Kosiq, ka një kryq në maje punuar prej mermeri të bardhë, kurse sipërfaqet e varrezave pranë saj janë zmadhuar duke i shtuar një pjesë të tokës përreth që, siç shkruan Rrok Mark Dush Shkreli në librin e tij “Në valët e jetës” , ia ka falur kishës e shoqja e Gjon Tomë Harapit. Kishën dhe murin rrethues, sipas këtij burimi, e ka punuar punëmarrësi Ndoci i Filip Ndocit Filipaj prej fisit të Markushejve të Klleznës Poshtë.

3. Kisha e Shën Nikollës

Kjo kishë e cila ndodhej në një kodrinë sipër fshatit Kosiq, poshtë malit të Millës, në fshatin e vogël Lulaj sipas shënimeve të Dom Simon Filipaj, marrë nga një besimtar i besimit islam, është kisha më e vjetër e

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Gjekë Gjonaj

kultit të Malit

Kishat në këtë zonë, sikurse edhe xhamitë në të gjitha kohërat e mira, por edhe të vështira veçanërisht gjatë shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX , kanë qenë edhe një vend takimi i krerëve dhe burrave të urtë të Anës së Malit, me qëllim organizimin e mbrojtjes së kësaj treve që rrezikohej nga pushtues e lakmues të ndryshëm

1916);

Dom Ndre Plani (1016-1921) i varrosur në varrezat e Klleznës Nalt

Dom Luigj Zojzi (1921-1922);

Dom Pala Marvuliq (1922-1927);

Dom Nikollë Tusha (1927-1933);

Dom Jak Llukiq (1933-1943);

Dom Josip Kosanoviq (1943-1951);

Pater Anselm Marstjepaj;

Dom Mark Bakoçeviq (1954— 1966);

Dom Mark Kolloviq (1966-1970);

Dom Rrok Mirëdita (1970-1973);

Dom Simon Filipaj (1973-1999);

Dom Millorad Defar (1999-2000);

Dom Nikë Ukgjini (2000-2003);

Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension (2004);

Dom Simo Luliq (2005-2006);

Dom Robert Jakaj (2007-2009);

Dom Palush Gjinaj (2009 e këndej).

Kishat në këtë zonë, sikurse edhe xhamitë në të gjitha kohërat e mira, por edhe të vështira veçanërisht gjatë shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX, kanë qenë edhe një vend takimi i krerëve dhe burrave të urtë të Anës së Malit, me qëllim organizimin e mbrojtjes së kësaj treve që rrezikohej nga pushtues e lakmues të ndryshëm.

Anës së Malit. Kisha e re (kushtuar Shën Nikollës) u ndërtua në themelet e kishës së vjetër me donacione të mërgimtarëve lulanjorë gjatë viteve 2007-2008.

Famullitarët e Famullisë së Klleznës Kllezna rregullisht ka pasur meshtarin e vet, ndërsa në raste të rralla të mungesës së tij, famullinë e kanë administruar famullitari i Shëngjergjit ose i Ulqinit. Famullitarët që kanë shërbyer në këtë famulli, siç thuhet në Monografinë e Argjipesh-

kvisë së Tivarit, janë si vijon:

Dom Antoni (1851);

Dom Mikel Shirqi (1864);

Dom Zef Kiri (1867-1872);

Dom Gjon Shkreli;

Dom Mikel Shirqi (1879);

Dom Anton Mjeda (1882);

Dom Nikollë Gojani;

Dom Gjon Bushati (1888);

Dom Nikollë Radovani (1892);

Dom Pjetër Shkreli? (1894 -1898);

Dom Luigj Kroçi (1898-1899);

Dom Mikel Shirqi (1899-1911);

Dom Nikollë Radovani (1912-1914);

Pater Alberto Espozito (1915-

Kujtojmë se në këto tubime para kishave dhe xhamive kanë marrë pjesë jo vetëm besimtarë, por edhe atdhetarë e nacionalistë të besimit katolik e mysliman, vëllezër të një gjaku, një gjuhe dhe një kombi. Ajo që i karakterizon anamalasit e të tri besimeve është respekti i ndërsjellë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë me njëri-tjetrin. Të gjithë e quajnë veten anamalas, pa dallim besimi. Në mes tyre, pohojnë përfaqësuesit e të tri besimeve nuk ka pasur kurrë mosmarrëveshje. Për të mirë dhe për të keq, thonë ata, kemi qenë dhe do të jemi bashkë.

E ENJTE, 9 SHKURT 2023

KOHA Javore 23 KULTURË
Kisha e Shën Prenës në fshatin Lulaj - Kosiq

Veprimtaria kulturore e QKI “Malësia” në Tuz

Prioritet, promovimi i vlerave vendase

Tuz – Viti i kaluar për Qendrën Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, vlerësohet si një vit i suksesshëm kur bëhet fjalë për pasurimin e jetës kulturore e artistike të banorëve vendas me organizimin e ngjarjeve të shumta dhe të ndryshme.

Pas kapërcimit të vështirësive financiare që ky institucion përballej

para se në janar të vitit të kaluar të mëvetësohej dhe të menaxhohej nga Komuna e Tuzit, ky institucion po vazhdon veprimtarinë e tij sipas planit të paraparë dhe me sukses.

Drejtori i kësaj qendre, Vasel Berishaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, thotë se vitin e shkuar ka pasur një bashkëpunim konstruktiv

me Komunën e Tuzit, me shoqëritë kulturore-artistike vendase, por edhe me institucione të shumta kulturore brenda dhe jashtë vendit.

“Kemi bashkëpunuar edhe me të gjitha qendrat shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe me institucione që nuk i takojnë botës shqiptare, pra me ato

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

promovimi vendase

të Malit të Zi dhe të Bosnje dhe Hercegovinës”, shprehet Berishaj.

I pyetur për kushtet në të cilat kjo qendër e realizon veprimtarinë e saj, Berishaj thotë se aktualisht kushtet nuk janë në nivelin e duhur.

“Së pari na mungojnë pajisje teknike dhe gjëra që janë të lidhura drejtpërsëdrejti me skenën, sepse kjo

e fundit është e tejvjetëruar dhe ka nevojë për riparim. Mendoj që në të ardhmen edhe kjo do të bëhet sepse nga Komuna dhe kryetari i saj kam marrë premtime mbështetjeje”, thotë Berishaj.

Ai tha se për përmirësimin dhe avancimin e kushteve të përgjithshme në këtë qendër kulturore-informative ka trokitur në dyer të shumë institucioneve si qeveritare, të ambasadave të shumta e gjithashtu edhe të shoqatave shqiptaro-amerikane në diasporë.

“Ne kemi aplikuar kudo ku ne kemi menduar se mund të fitojmë ndonjë qindarkë”, tregon Berishaj i cili thotë se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ata, por siç tha, shpreson dhe pret të ketë.

Ndërkaq i pyetur për prioritetet që do të synojë t’i realizojë kjo qendër gjatë këtij viti, Berishaj thotë se edhe këtë vit do të ketë si prioritet gjithnjë promovimin e vlerave vendase.

“Pra çdo individ apo organizatë apo kushdoqoftë tjetër që bënë diçka në Malësi, ne jemi të gatshëm që ta mbështesim dhe t’ia promovojmë vlerat dhe këto vlera të shkojnë anekënd jo vetëm tek ne në Malësi, por edhe më larg në të gjithë botën shqiptare dhe më gjerë. Ne jemi këtu në radhë të parë për promovimin e vlerave të komunës sonë (Malësisë) e më pas edhe ato të qendrave shqiptare dhe të atyre qwndrave që ne na rrethojnë e që nuk janë të botës shqiptare”, përfundon Berishaj.

KOHA Javore 25 KULTURË
t. u. E ENJTE, 9 SHKURT 2023

Portret:

Ismet Lamoja

Intelektual me kulturë

Ai është njëri prej pishtarëve të arsimit në gjuhën shqipe te ne dhe i takon plejadës së ulqinakëve guximtarë, të cilët e kanë lënë vendlindjen e tyre dhe kanë shkuar të shkollohen në

Kosovë dhe qytete të tjera të ish-Jugosllavisë, ku kanë pasur mundësi më të mëdha

Ismet Karamanaga

Të shkruash portretin e një personi që nuk e ke njohur kurrë, por për të cilin kam dëgjuar shumë prej kushëririt tim të ndjerë Basri Karamanaga, derisa isha student në Beograd, është jo vetëm një sfidë por edhe rrezik. Basriu, i cili punonte si makinist në një anije të madhe në lumin Sava në Beograd, takohej shpeshherë me shokun e tij të ngushtë nga Ulqini, Xhemal Lanica, i cili asokohe punonte në Ambasadën e Italisë në Beograd, në kohën e kryeministrit Aldo Moro. Në këto takime, ku më ftonin edhe mua ndonjëherë për darkë, nuk

mund të mos bëhej fjalë për shokun e tyre të fëmijërisë Ismet Lamon. Basriu më tregonte se ata kishin qenë gjithmonë të pandarë. Në këtë mënyrë edhe unë kam mësuar prej tij pak për këtë personazh të njohur të qytetit të Ulqinit. Mua dhe shumë ulqinakëve të tjerë u ka mbetur në kujtesë grupi i të rinjve nga Ulqini, mes të cilëve Basri Karamanaga, Ismet Lamoja, Xhemal Lanica, Bahri Mollazeqiri, Rasim Beci etj., të cilët ishin shumë tërheqës, markantë, gjithmonë të qeshur, të vyeshëm, të veçantë dhe të rrallë. Për Ismet Lamon më duket se është shkruar pak ose aspak. Mendoj se ai meriton shumë më tepër sesa një portret modest nga unë. Megjithatë, le të jetë ky portret një përpjekje që mos ta harrojmë jetën dhe veprimtarinë e tij.

Që prej disa kohësh, në fokus të interesimit tim është figura e Ismet Lamos, këtij intelektuali të rrallë nga

Përpos si intelektual, duhet theksuar se Lamoja, falë zemrës së tij të madhe, gjatë kohës që ka jetuar dhe punuar në Kosovë, ka bërë shumë për ata të cilët për herë të parë kanë ardhur në këtë vend, ku duhet veçuar mbështetjen e madhe për të rinjtë nga Ulqini që kanë studiuar në Prishtinë. Këta intelektualë, qofshin shkrimtarë, piktorë, afaristë etj. nuk e kanë harruar ndihmën dhe kontributin e Lamos gjatë kohës së studimeve të tyre në Prishtinë. Kështu kurdoherë që përmendet emri i tij, ata gjithmonë flasin dhe e kujtojnë me një respekt të posaçëm

Ulqini, i edukuar dhe i arsimuar fillimisht në qytetin e tij të lindjes, pastaj edhe në Kosovë, ku edhe ka jetuar pjesën më të madhe të jetës, por edhe në Sarajevë dhe Zagreb, ku ka studiuar dhe është formuar si personalitet. Përpos si intelektual, duhet

KOHA Javore 26 PORTRET
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

kulturë të gjerë

theksuar se Lamoja, falë zemrës së tij të madhe, gjatë kohës që ka jetuar dhe punuar në Kosovë, ka bërë shumë për ata të cilët për herë të parë kanë ardhur në këtë vend, ku duhet veçuar mbështetjen e madhe për të rinjtë nga Ulqini që kanë studiuar në Prishtinë. Këta intelektualë, qofshin shkrimtarë, piktorë, afaristë etj. nuk e kanë harruar ndihmën dhe kontributin e Lamos gjatë kohës së studimeve të tyre në Prishtinë. Kështu kurdoherë që përmendet emri i tij, ata gjithmonë flasin dhe e kujtojnë me një respekt të posaçëm. Ismeti i takon fisit të madh Lamo-

ja nga Pazari i Ulqinit, i cili ka pasur gjithmonë persona të njohur në lëmi të ndryshme që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historikun e këtij qyteti dhe më gjerë. Shumë prej tyre kanë qenë, siç thuhet në Ulqin, nishanet e Pazarit. Dua të përmend njërin prej tyre - Elez Lamon, një zotëri të lindur, të cilin e kam njohur. Ai ka qenë një njeri i rrallë, i urtë, i gojës, trim. Me një fjalë, një njeri me peshë të veçantë në qytetin e Ulqinit. Prandaj nuk është për t’u çuditur se nga ky fis kanë dalë edhe shumë intelektualë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Ismet Lamoja, që për mua është pa dyshim në majën e kësaj piramide. Ulqini si qytet me traditë dhe kulturë ka pasur gjithmonë intelektualë të rrallë, të njohur jo vetëm në qytetin e tyre por edhe në nivel kombëtar. Ne ulqinakët jemi krenarë për të gjithë ata intelektualë të cilën janë arsimuar në Kosovë dhe në vende të tjera, duke lënë gjurmë të pashlyera në kulturën e kombit tonë. Në këtë kuadër, për mendimin tim, bën pjesë edhe Ismet Lamoja, një person me kulturë të gjerë, i cili përpos punës në arsim, ku fillimisht ka punuar në Krajë, është marrë edhe me aktivitete të shumta kulturore në vitet ’60 të shekullit të kaluar, në ato kohë të vështira për kombin tonë. Puna në arsim ka qenë për të frymëzuese, kështu që pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Sarajevës, është punësuar si profesor i gjeografisë në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar” në Prishtinë. Ai ka qenë i aftë dhe pa dyshim ka mbetur sinonim se si është dashur të zhvillohet mësimi në shkollë, duke e kombinuar dijen dhe dashurinë për arsimin me moshën e fëmijëve. Ismet Lamoja u lind në Ulqin, në vitin 1934. Ai është njëri prej pishtarëve të arsimit në gjuhën shqipe te ne dhe i takon plejadës së ulqinakëve guximtarë, të cilët e kanë lënë vendlindjen e tyre dhe kanë shkuar të shkollohen në Kosovë dhe qytete të tjera të ish-Jugosllavisë, ku kanë pasur mundësi më të mëdha. Po përmendi

disa prej atyre që janë arsimuar në Kosovë, si Ali Llunji, Ruzhdi Ushaku, Simë Dobreci, Hajro Ulqinaku, Basri Çapriqi, Daut Shurdha dhe shumë të tjerë, që më vonë kanë lënë gjurmë në kulturën dhe arsimin në gjuhën shqipe në përgjithësi duke edukuar shumë breza kudo ku jetojnë shqiptarët. Këtij grupi i takon edhe Ismet Lamoja. Ai ishte ndër të parët që pati kurajo të largohet nga vendlindja e tij Ulqini për t’u arsimuar e më vonë për të dhënë kontribut të madh në edukimin dhe arsimin e të rinjve. Sot ka shumë intelektualë të cilët nuk e kanë harruar mësuesin e tyre të parë dhe profesorin e tyre në shkollën e mesme.

Edhe disa të dhëna nga jeta e tij. Ismet Lamoja e ka kryer gjimnazin në gjuhën serbe në Ulqin, në vitin 1949. Në vitin 1950 është regjistruar në Shkollën Normale në Gjakovë, të cilën e ka kryer në vitin 1954 në Prishtinë. Studimet universitare – dega Gjegrafi i ka kryer në Sarajevë, kurse studimet pasuniversitare në Zagreb. Një kohë të gjatë ka punuar edhe jashtë arsimit, duke qenë zëvendësministër në Entin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Prishtinë. Megjithatë, arsimin e ka pasur në shpirt dhe në zemër, prandaj pavarësisht se ka pasur sukses në punën e tij në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës deri në vitin 1992, kur është pushuar me dhunë nga puna nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, arsimin nuk e ka lënë kurrë pas dore. Ndihma dhe këshillat e tij për shumë studentë gjithmonë kanë qenë të mirëpritura dhe frymëzuese.

Po ashtu është me rëndësi të theksohet dhe të mos harrohet se edhe Ismet Lamoja, së bashku me një grup të mësuesve si Veli Hoxha - Malohoxha, Hilmi Cungu dhe disa të tjerë, që prej fillimit të punës së tyre në arsim në Krajë, e cila ka qenë bastion i arsimit në gjuhën shqipe te ne në kohën kur në Ulqin ka mbizotëruar mësimi dhe arsimi në gjuhën serbe, kanë dhënë një kontribut të madh në arsimin dhe avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe te ne dhe në përgjithësi te populli shqiptar.

Ismet Lamoja ka ndërruar jetë në vitin 2006, në Prishtinë. Inshallah shpirti i tij gjen prehje në xhenet.

KOHA Javore 27 PORTRET
E ENJTE, 9 SHKURT 2023

Librarinë “Ulqini” u organizua takimi me shkrimtarin Tom Kuka (Enkel Demi) dhe u bë paraqitja

Libër homazh për fotografët shqiptarë fillimshekullit të kaluar

Në parathënien e romanit, shkrimtari e bën të qartë se “Rrethimi” nuk është një libër historik dhe nuk ka qëllime studimore. Demi ka treguar se ka zgjedhur trillimin për të përshkruar Rrethimin e Shkodrës, pikësëpari sepse nuk është historian. Ai ka thënë se në këtë roman ka dashur të tregojë një histori dashurie të pazakontë që merr shkas nga një fotografi

Shkrimtari dhe gazetari Enkel Demi, i njohur me pseudonimin e artit Tom Kuka, ka qenë mysafiri i radhës me të cilin është zhvilluar takim i hapur të shtunën mbrëma në Librarinë “Ulqini” dhe është bërë paraqitja e romanit të tij të fundit “Rrethimi”.

Ky roman trajton nëpërmjet rrëfimit letrar të autorit një ngjarje historike siç është Rrethimi i Shkodrës nga malazezët në vitet 1912-1913. Në parathënien e romanit, shkrimtari e bën të qartë se “Rrethimi” nuk është një libër historik dhe nuk ka qëllime studimore.

“Në të janë përfshirë ngjarje të vërteta, të marra nga kronikat e kohës, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën se si kanë jetuar shkodranët apo të tjerët të cilët u kapën në grackën e rrethimit. Por kushdo që e njeh historinë, apo e njeh këtë ngjarje, mund të vërejë mospërputhje historike apo gabime. Fjala vjen, personazhe të paqena në atë kohë. Kjo vjen si pasojë e trillimit, ose siç e quajnë ndryshe me gjuhën e sotme, fiction”, shkruan ai në parathënie. Demi ka treguar se ka zgjedhur trillimin për të përshkruar Rrethimin

e Shkodrës, pikësëpari sepse nuk është historian.

“Unë nuk mund ta tregoj si historian, sepse ka historianë më të mirë se unë që e kanë treguar”, ka thënë ai. Shkrimtari ka treguar për mënyrën e ndërtimit të rrëfimit të tij, duke futur

në roman edhe personazhe që nuk përkojnë me kohën kur ka ndodhur Rrethimi i Shkodrës.

“Rrethimi i Shkodrës ka një sfond të tillë, por personazhet që unë kam futur në libër, ndoshta jo të gjithë kanë qenë aktualë për kohën, por këtu

KOHA Javore 28
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
KULTURË

“Rrethimi”

të kaluar

pastaj futet shkrimtari. Për shembull, janë dy-tre personazhe të cilët nuk përkojnë me kohën. Është Osja i Falltores, që është një bejtexhi, themelues i muzikës qytetare shkodrane, është autodidakt, muzikant dhe poet i asaj kohe. Kemi praninë e Çerçiz Topullit, i cili në fakt është shfaqur në Shkodër në Luftën e Parë Botërore, jo në Luftën e Parë Ballkanike. Pra, i bie të jetë shfaqur në Shkodër një ose dy vjet më vonë. Por këta më janë dashur të gjithë për ta bërë rrëfimin sa më tërheqës. Sepse në qoftë se do ta shohim në pikëpamje historike, unë nuk jam studiues dhe nuk mund të shkruaj për historinë; mund të gaboj ose mund ta çoj përpara, por nuk është profesioni im”,

“Në fakt, letërsia ka aftësinë të shkojë tek më shumë njerëz sesa vetë historia. Mund të ketë njerëz që e duan historinë dhe e lexojnë për atë që është, po për shumë njerëz historia është diçka e mërzitshme. Dhe kur ti e merr historinë nëpërmjet letërsisë është gjëja më e mrekullueshme, sepse ti edhe informohesh, edhe mëson, por ama edhe kënaqesh me një shije letrare shumë të mirë, e cila ta plotëson edhe shijen artistike”, është shprehur Aida Baro, redaktore letrare e botimeve të Shtëpisë

është shprehur ai. Demi ka thënë se në këtë roman ka dashur të tregojë një histori dashurie të pazakontë që merr shkas nga një fotografi dhe se vetë libri është një homazh për të gjithë fotografët shqiptarë të fillimshekullit të kaluar. Ai ka treguar se ka një pasion të madh për fotografinë, sidomos për fotografinë – kronikë, dhe se lidhja e romanit “Rrethimi” me fotografinë i duket e pandashme. Duke folur për romanin “Rrethimi”, redaktorja letrare e botimeve të Shtëpisë Botuese “Pegi”, Aida Baro, ka treguar se pse letërsia është shpeshherë një mënyrë më e mirë dhe më e qëlluar për të treguar historinë sesa librat historikë.

“Në fakt, letërsia ka aftësinë të shkojë tek më shumë njerëz sesa vetë historia. Mund të ketë njerëz që e duan historinë dhe e lexojnë për atë që është, po për shumë njerëz historia është diçka e mërzitshme. Dhe kur ti e merr historinë nëpërmjet letërsisë është gjëja më e mrekullueshme, sepse ti edhe informohesh, edhe mëson, por ama edhe kënaqesh me një shije letrare shumë të mirë, e cila ta plotëson edhe shijen artistike”, ka thënë ajo.

Baro ka thënë se nëpërmjet këtij libri, lexuesit marrin më shumë informacion për luftën e Shkodrës apo Luftën e Parë Ballkanike sesa po të lexonin një libër historie, që do ta mësonin përmendësh në shkollë dhe pastaj do ta harronin.

“Po ky libër ama, të mbetet në kujtesë, sepse ti i ndërton ngjarjet në kokën tënde nëpërmjet personazheve. Dhe duke futur edhe elementin e personazheve të tjera të historisë - Oson e Falltores, apo personazhin si Çerçiz Topulli, plotësohet kuadri i asaj historie”, është shprehur ajo.

Në bashkëbisedim me aktorin Simon Shkreli, shkrimtari Demi ka folur edhe për romanet e tij të tjerë, si “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë”, “Ora e ligë” dhe “Flama”, për ngjashmëritë e këtyre romaneve me romanin e tij të fundit “Rrethimi” etj. Ai po ashtu është përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve në takim.

Takimi është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi dhe Libraria “Ulqini”.

KOHA Javore 29 për shqiptarë
paraqitja e romanit të tij
i. k. E ENJTE, 9 SHKURT 2023
“ KULTURË
Botuese “Pegi”

Macja dhe miu

Ka shumë tregime dhe aforizma për miun dhe macen, ka edhe shumë fjalë të urta, thënie si “shkojnë si macja dhe miu“, ose „çka del nga macja, gjuan minj“ etj., të cilat çdoherë zgjonin interesimin tim.

Që i vogël më interesonte kjo marrëdhënie mes tyre. Në kullën tonë kishte një vrimë në mur dhe gjithmonë kishte minj. Macja gri, nuk e di se pse e quanim „Mica“, qëndronte para kësaj vrime me orë të tëra. Aty qëndroja dhe unë ndonjëherë dhe prisja çfarë do të ndodhë. Prisja i shtrirë në bark, me kërshërinë e spektatorit që pret në teatër para një shfaqjeje. Mbretëronte një qetësi e plotë. Herë pas here dëgjohej zëri i

gjyshes „mic-mic“, që thërriste macen për ta ushqyer, por ajo mblidhej edhe më shumë për të mos u zbuluar dhe për të mos rënë në sy. Ndërsa për mua nuk çante kokë fare! Unë isha pothuajse pjesë e këtij rituali. Dikur, ndërsa zorrët e mia filluan të fërshëllejnë nga uria, dëgjova një zhurmë të dobët që vinte nga vrima. Me sa duket, miu u mërzit në vrimë dhe donte të dilte. Miu ngriti veshët dhe sytë e tij morën një ngjyrë të çuditshme: ishte pamja e urrejtjes. Një hije e vogël e zezë doli nga vrima dhe takoi vështrimin urrejtës të Micës. Miu dukej sikur turpërohej nga ky shikim. Ndjenja e fajit e kishte kapluar të tërin saqë kishte humbur orientimin për hapësirën dhe kohën. Jo, frikë nuk kishte. Në sytë e tij shihja vetëm ndjenjën e fajit. Priste i shtangur. Lëvizi buzët e vogla, sikur donte të thoshte: „Më fal“. Një lëvizje e shpejtë e Micës ndërpreu lëvizjen e buzëve të tij. Thonjtë dhe dhëmbët e Micës ishin tashmë të ngulitur thellë në trupin e vogël të miut. Ai i kishte sytë mbyllur dhe dukej

i kënaqur që kjo shfaqje kishte mbaruar. Mica, pasi e gëlltiti, lëpiu putrat si për t‘u thënë: - Ju falemimnderit!

- dhe pastaj zgjati trupin në shenjë vetëkënaqësie dhe i hodhi edhe një vështrim urrejtës vrimës nga doli miu. Më vështroi mua, m’u duk se po më thoshte:

- E sheh ç‘është urrejtja?!

Kësaj radhe shikimi i saj ishte tjetër, pa urrejtje. Dëgjova zërin e gjyshes që po më thërriste për të ngrënë drekë.

- Ku ishe? - më pyeti gjyshja. Dhe unë, në vend të përgjigjes, thashë:

- Gjyshe, Mica i urren minjtë!

Ajo filloi të qeshë me zë të lartë. Qeshte aq fort sa më dukej se dridheshin muret e trashë të kullës.

- Zot, çka thashë?! - mendova në vete.

- Të gjitha macet i urrejnë minjtë –shtoi ajo dhe iku gjithnjë duke qeshur. Nga të qeshurat e saj mezi dëgjova:

- Eja me hangër bukë, tash. Më kishte ikur oreksi dhe as uri nuk kisha më. Më dukej sikur më thoshte:

- Eja të urrejmë!

KOHA Javore 30
ESE
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Për Koha Javore: Fiqret Mujeziqi / Shtutgart

Rregull që është mirëpritur në opinion

Vendimi për të ndaluar përdorimin e celularëve gjatë orëve mësimore, i ndërmarrë para pak ditësh nga një shkollë fillore në Podgoricë, është një gjest i cili është mirëpritur dhe mbështetur në opinion.

Drejtoria e kësaj shkolle kishte vendosur këtë rregull për herë të parë në Mal të Zi, ndërsa u mirëprit në masë të gjerë nga publiku, (komentuesit) në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë si diçka pozitive e cila është dashur të vendoset edhe më herët. Ky vendim është ndërmarrë pas kon-

statimit të drejtorisë së shkollës se nxënësit e saj i kanë keqpërdorur aparatet celularë, duke komunikuar (shkruar me njëri-tjetrin), me prindërit, fotografuar dhe xhiruar mësimdhënësit, etj.

Nga kjo shkollë veçanërisht e kanë potencuar si problem faktin që nxënësit i kanë fotografuar detyrat e kontrollit.

Ndërkaq, psikologia e asaj shkolle ka theksuar se nxënësit kanë reaguar mirë ndaj rregullit të ri, duke vlerësuar se ky vendim është një mënyrë

e mirë që të reduktohet përdorimi i celuarëve gjatë mësimdhënies.

Në të njëjtën kohë edhe mësimdhënës të tjerë të kësaj shkolle e kanë mbështetur këtë vendim, me shpresë që ai të mbijetoi për një kohë të gjatë, e që ndikon në faktin që nxënësve të mos u tërhiqet vëmendja gjatë orëve kur mund të ndodhë që atyre t’u cingërojë telefoni apo të marrin ndonjë informacion.

Një vendim të tillë e mbështesin shumica nga ata të cilët kanë komentuar mbi këtë çështje, duke u shprehur se një rregull si ky do të duhet të aplikohej në të gjitha shkollat në Mal të Zi. Disa studime të kryera në Evropën Perëndimore ku atje ekziston prej vitesh një praktikë e ngjashme, ka treguar që ndalimi i përdorimit të aparatëve celularë në orën e mësimit, ndikon në ngritjen e performancës së nxënësve.

Prandaj, ky vendim do të duhej të shërbente si model i disiplinës dhe etikës nëpër institucionet edukativo-arsimore, në mënyrë që nxënësit të përfitojnë sa më shumë njohuri të reja gjatë qëndrimit nëpër klasa dhe që ato orë sa ndjekin mësimin, t’i konsumojnë vetëm për qëllime të mësim-nxënies dhe jo ta shpërdorojnë kohën nëpër rrjetet sociale (fejsbuk, instagram, tiktok), etj. t. u.

KOHA Javore 31 MOZAIK E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Një shkollë fillore në Podgoricë ndalon përdorimin e celularëve gjatë orëve mësimore

Mbi librin “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, Vëllimi II, Ansambli Folklorik

Vepër unikale e ndriçimit dhe reflektimit të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare të një etnorajoni

men Perit”, flet lidhur me hulumtimet e Prof. Zymer Nezirit në Kembrixh në koleksionin e njohur amerikan të profesor Millmen Perit në Universitetin e Harvardit, që është ndër koleksionet më të mëdha në botë të llojit të vet për epikën gojore të Ballkanit Perëndimor.

(Vijon nga numri i kaluar)

PhD (c) Fitim Veliu, Kolegji “Mehmet Akif” Prizren, kumtesën “Lahutari rugovas dhe ruajtja e trashëgimisë së këngës shqiptare” e fillon me mendimin për rolin e këngëtarit nga Rugova, duke përzgjedhur disa nga ato me të cilat punoi para dyzet vitesh nga studiuesi Zymer Neziri, të cilët ruajnë kujtesën tonë ndër shekuj nëpërmjet frymës epike. Kjo temë dha rezultate të prekshme sa i përket rolit të këngëtarit (lahutarit) rugovas për epikologjinë tonë.

Fitim Çaushi nga Gjirokastra, kumtesën e vet “Krijimtari shpirtërore që dëshmon për fate historike të përbashkëta (Rugovë-Kurvelesh)” e fillon me të dhënën se në krijimtarinë poetike të popullit tonë, shquhen heronjtë si përfaqësues të idealeve më përparimtare të bashkësisë, bartës të së bukurës, të së madhërishmes dhe heroikes, si elemente që u kundërqëndruan edhe forcave shoqërore më regresive. Ky ka qenë triumfi i jetës mbi vdekjen, këtë detyrë e ka kryer me sukses të jashtëzakonshëm Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”.

Prof. Dr. Sabahajdin Cena nga Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren në kumtesën “Reflektimet e Prof. Zymer Nezirit për Parry Collection të Mill-

Dr. Sc. Rovena Vata nga Akademia e Studimeve Albanologjike - Tiranë, kumtesën “Epika legjendare e Rugovës - vlerë kulturore dhe shpirtërore” e fillon me qëndrimin se epika legjendare e zonës së Rugovës ka visare të pasura etnokulturore. Ajo është një krahinë etnografike në thellësi të rajoneve malore të Kosovës në Alpet Shqiptare. Gjithashtu kjo krahinë ka edhe një rend etnografik të pasur, duke u shndërruar kështu në përmendore kulturore të hapur.

Prof. Dr. Zeqirja Neziri nga Universiteti i Shkupit, në kumtesën “Ndihmesa e rapsodëve të Rugovës për Teorinë e Eposit”, vë në pah se me vazhdimin e studimeve për rapsodët e Rugovës, shumica anëtarë të AFA “RUGOVA”, për të cilët studiuesi Zymer U. Neziri shkroi para rreth tri dekadash në disertacion doktorate, e që kanë jehuar dhe jehojnë në këtë krahinë të njohur etnogjeografike në Alpet Shqiptare që shtrihen mbi Pejë, aktualizohen tri çështje: a) freskimi i njohurive shkencore të studiuesve (shqiptarë e të huaj) me arritjet më të reja në fushën e Teorisë së Eposit dhe i njoftimit me këto çështje i asaj pjese studiuesish që janë formuar në shkolla te ndryshme; b) Zbatimi i metodave të reja në studimet e tyre në fushën e Teorisë së Eposit; dhe c) të vlerësimit të tyre me argumente shkencërisht bindëse.

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri nga Insti-

tuti Albanologjik i Prishtinës, në kumtesën “AFA ‘Rugova’ vatër e madhe e ruajtjes së Eposit të Kreshnikëve”, thuhet se krahina e Rugovës, e cila përfaqësohet nga AFA “Rugova” në fushën e etnokulturës, ka merita të mëdha për t’u quajtur një qendër jashtëzakonisht e fuqishme e Eposit të Kreshnikëve. Këto këngë vlerësohen nga epikologët si një monument i trashëgimisë kulturore e shpirtërore dhe botërore. Sasia e këtyre këngëve të mbledhura në Rugovë është sot sa një e gjashta e fondit tonë kombëtar, që ka rreth 600 mijë vargje duke filluar me një fragment kënge nga Mirdita më 1897, me Gustav Majeri (G. Mayer). Ato i përkasin Koleksionit të Zymer Ujkan Nezirit si provë materiale për dosjen e UNESCO-s. Pra, AFA “Rugova”, është me të vërtetë një qendër e shkëlqyeshme për ruajtjen e Eposit të Kreshnikëve.

Prof. Dr. Hamit Xhaferi, nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë - Maqedoni, në kumtesën “Koncepti etnokulturor i së bukurës në lirikën e krahinës së Rugovës”, pohon se figuracioni i pasur i lirikës së dashurisë, është veshja poetike e perceptimit të ndjenjës dashurore, që poeti popullor rugovas përjeton në këngë. Kënga e dashurisë përdor dendur mjete shprehëse që e afrojnë me çdo tip tjetër të poezisë lirike. Këngëtari rugovas, përmes potencialit shprehës të artit të fjalës, mundëson shprehjen e së bukurës përmes ndjesive të veta. Ideali i bukurisë në lirikën gojore të Rugovës gjendet në harmonizimin e anës së brendshme me atë të jashtme.

Akademik Prof. Zeqirja Ballata nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë, në kum-

KOHA Javore 32 E ENJTE, 9 SHKURT 2023
KULTURË
Shaban Hasangjekaj

Autokton ‘RUGOVA’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare” (2)

tesën “AFA ‘Rugova’ - vlerë e madhe etnokulturore kombëtare”, thotë se monoida karakteristike e shqiptarëve të Veriut me këngët e kreshnikëve, përkatësisht me Eposin e Kreshnikëve, këngë ndër me të bukurat e folklorit shqiptar”, që shoqërohen me lahutën tonë të lashtë, janë shumë të përhapura edhe në Rugovë, krahas gjamës së malësorëve, dikur e njohur po ashtu edhe në këtë anë, një vajtim zërash kumbues recitativ tejprekës e mbresëlënës prej meshkujsh me lëvizje e gjeste nga më dramatiket, që e zhvillojnë përreth të ndjerit, krahas këngëve të femrave rugovase të shoqëruara me tepsi, që po ashtu janë vazhdimësi e lashtë e traditës ilire e ruajtur në Rugovë dhe në Ansamblin e saj të njohur të Folklorit Autokton “Rugova”.

Prof. As. Dr. Albin Sadiku nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, në kumtesën “AFA ‘Rugova’ - thesar i madh etnomuzikor i kulturës shqiptare”, pohon se përgjatë 70 viteve të themelimit të Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, në mënyrë të denjë shpalosi dhe prezantoi folklorin muzikor në të gjitha viset tona në Ballkan, në Evropë, në Amerikë, etj. Ata që na identifikojnë përmes gjuhës, zakoneve, veshjes, besimeve e riteve, po ashtu do të na identifikojnë edhe përmes këngës dhe valles popullore. AFA “Rugova”, që përfaqëson këtë krahinë të njohur etnografike kelmendase të Alpeve Shqiptare, që shtrihet në trekëndëshin e maleve Pejë-Plavë-Rozhajë, ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit tonë. Prandaj me të drejtë AFA “Rugova” e meriton epitetin thesar i madh i kulturës shqiptare.

Mr. Sci. Melihate Zeqiri nga SHFMU “Meto Bajraktari” dhe SHMTHT “Shtatori” në Prishtinë, kumtesën e vet “E folmja verilindore e Rugovës”, e fillon me mendimin se sipas epikologut të shquar dhe mirënjohur

Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, është një krahinë e vogël gjeografike dhe etnografike. Veçori e këtyre vendbanimeve është e folmja - rugovishtja, veshja, vallet dhe fondi i eposit të lashtë heroik. E folmja e saj ruan karakteristikat themelore të së folmeve veriperëndimore të Malësisë

së Madhe. Shumë elemente gjuhësore edhe sot janë ruajtur prej rugovasve dhe janë të përbashkëta me atë të folurit të Malësisë së Mbishkodrës, si bie fjala diftongu -ua-. Ajo ka një të folme unike pa dallime të dukshme prej një katundi në tjetrin, pohon kumtuesja Zeqiri, ku ndikimet e jashtme janë tepër të vogla për shkak të pozitës së saj malore, po me afri të dukshme me të folmet e Malësisë së Madhe, veçanërisht me të folmet e Kelmendit, Hotit, e të Shkrelit, të Plavës e të Gucisë, të Rozhajës e të Peshterit. PhD. Mr. Rini Useini nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në kumtesën “Dasma e Strugës si trashëgimi kulturore dhe si atraksion turistik”, paraqet disa analiza për martesat bashkëkohore në terma diakronike, duke marrë metodën krahasuese si bazë të fillimit për të gjetur të përbashkëtat dhe dallimet që u janë dhënë zonave etnografike të Strugës. Kryesisht kumtuesi Useini është përqendruar në aspektin shoqëror dhe psikologjik, në lidhje me personin e ritualizuar dhe vëren që kontrolli shoqëror ose ndikimi i tij në jetën e shqiptarëve, është ende i pranishëm, sepse megjithëse shumica e të rinjve duhet të shmangin këtë ngjarje si rezultat i kostove të mëdha ekonomike, ata përsëri realizojnë pjesën më të madhe të riteve. Kumtesat, por edhe i gjithë materiali tjetër i botuar në Vëllimin II “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë - Ansambli Folklorik Autokton ‘RUGOVA’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare”, janë të përkthyera dhe të botuara edhe në gjuhën angleze. Përkthyes është Prof. Faruk Ferataj, lektorë Mr.

sc. Sheremet Krasniqi dhe Prof. Avdi Gashi, korrektor Prof. Avdi Gashi, redaktorë teknik Dr. Sc. Zani Ballani, i cili është edhe autor i ballinës dhe tregues i emrave, Prof. Dr. Adem Demaj. Libri është shtypur në Shtypshkronjën “Blendi” në Prishtinë dhe përbëhet prej 810 faqesh. Në fund, pa hezitim e me plot gojë dhe ndjenja shpirtërore, konfirmoj se libri “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, Vëllimi II, Ansambli Folklorik Autokton ‘Rugova’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare”, të cilin për shtyp e përgatiti dhe e redaktoi epikologu i mirënjohur shqiptar Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, vërtetë dhe padyshim është vepër madhore unikale e prezantimit, ndriçimit dhe reflektimit të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore kombëtare shqiptare të krahinës së mirënjohur të Rugovës së Pejës në të cilin kumtuesit pjesëmarrës në “Tryezën Shkencore AFA ‘Rugova’ - vlerë e madhe etnokulurore shqiptare”, në kumtesat e veta kanë shpalosur dhe pasqyruar në mënyrë shumë përfshirëse qëndrimet dhe pikëpamjet e veta për Rugovën dhe popullatën e saj në përgjithësi. (Fund)

KOHA Javore 33 E ENJTE, 9 SHKURT 2023
KULTURË

Sekretarja e përgjithshme e Bashkësisë së Komunave të Malit të Zi, Mishella Manojlloviq me ekipin profesional

Në vizitë zyrtare njëditore Komunës së Gucisë

Guci - Sekretarja e përgjithshme e porsazgjedhur e Bashkësisë së Komunave të Malit të Zi, Mishella Manojlloviq e shoqëruar nga ekipi i vet profesional: ndihmës-sekretarja e përgjithshme për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime evropiane, Vanja Starovllah, sekretarja e Këshillit për veprimtari komunale dhe mjedis jetësor, Sanja Zhivkoviq, sekretarja e Këshillit për financimin e vetëqeverisjes lokale, Zhana Gjukiq, dhe sekretarja e Këshillit për veprimtari shoqërore, Ivana Nedoviq, të mërkurën më 1 shkurt 2023 ishin në vizitë zyrtare njëditore Komunës së Gucisë, të cilët në rezidencën e Komunës i priti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetarja e Komunës Anella Çekiq, bashkë me nënkryetarët e Komunës, Huso Brdakiq dhe Edon Balidemaj.

“Bashkësia e Komunave edhe në të ardhmen do t’i përfaqësojë interesat dhe nevojat e të gjitha komu-

nave duke i përfillë dhe respektuar veçantitë e tyre dhe më intensivisht të veprojë në ngritjen profesionale të nëpunësve dhe zyrtarëve”, ka thënë në fjalën e rastit sekretarja e përgjithshme e Bashkësisë së Komunave, zonja Mishella Manojlloviq në takimin me nikoqiren, kryetaren e Komunës Anella Çekiq, dhe nënkryetarët e saj, Brdakiq dhe Balidemaj. Ajo ka paralajmëruar bashkëpunimin më intensiv dhe shkëmbimin e informatave të Bashkësisë së Komunave me anëtaret e veta, posaçërisht duke pasur parasysh se kryetarja e komunës së Gucisë, Anella Çekiq pak kohë më parë është edhe nënkryetare e Këshillit adminstrativ të Bashkësisë së Komunave të Malit të Zi. “Bashkësia e Komunave ofron mjaft mundësi të cilat komunat duhet që sa më tepër t’i shfrytëzojnë”, është shprehur kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq në bisedën konstruktive dhe koncize me sekretaren

e përgjithshme, zonjën Manojlloviq. Në takimin dypalësh është bërë fjalë mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me diasporën dhe shtytjes së këtij lloji aktivitetesh investuese. Po ashtu është theksuar nevoja për krijimin e kushteve për valorizim më të madh të potencialeve natyrore të komunave në Veri të Malit të Zi, me qëllim të zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë. Në takim është konkluduar se ekziston nevoja për fuqizimin e shërbimeve profesionale të komunave për zbatimin e projekteve të Bashkësisë Evropiane.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Komunës kanë parashtruar problemet me të cilat përballen në punën e vet e është bërë fjalë edhe mbi propozimet e aktiviteteve të planifikuara të Bashkësisë së Komunave, në bazë të hulumtimeve të nevojave aktuale të anëtareve të Bashkësisë së Komunave.

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
Shaban Hasangjekaj

U. S. EMBASSY PODGORICA

Announces an open position for Guard (RSO\LGF)

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Local guards provide security for Embassy Podgorica personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of the local guard program. The local guard shall prevent unauthorized access and damage to U.S. Government property; protect life; maintain order; deter criminal attacks and terrorist acts against employees, dependents, property, and all U.S. assets.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of High School/Secondary School is required EXPERIENCE: No prior working experience is required.

2. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/ Writing of Montenegrin language is required.

3. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required.

4. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use stateof-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Driving License B is required.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: February 12, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https:// me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 35 MARKETING
E ENJTE, 9 SHKURT 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook

Articles inside

U. S. EMBASSY PODGORICA

1min
page 35

Në vizitë zyrtare njëditore Komunës së Gucisë

1min
page 34

Vepër unikale e ndriçimit dhe reflektimit të trashëgimisë kulturore kombëtare shqiptare të një etnorajoni

6min
pages 32-34

Rregull që është mirëpritur në opinion

1min
pages 31-32

Macja dhe miu

1min
page 30

të kaluar

2min
page 29

Libër homazh për fotografët shqiptarë fillimshekullit të kaluar

1min
pages 28-29

kulturë të gjerë

3min
pages 27-28

Intelektual me kulturë

1min
page 26

promovimi vendase

1min
pages 25-26

Prioritet, promovimi i vlerave vendase

0
page 24

kultit të Malit

1min
pages 23-24

Monumentet e kultit katolik në Anë të

2min
page 22

ndikon gjë

1min
pages 21-22

Shtrejtimi i naftës ndikon në pothuajse çdo gjë

1min
page 20

Qeveria e Fan Nolit

1min
pages 19-20

Himara, Greqia dhe

1min
page 18

e ballkanase

2min
page 17

Tabu shqiptare e

1min
page 16

në Mal të Ziapo interes i ndërsjellë?

4min
page 15

Strehimi i Isa Boletinit politikë, manipulim apo

2min
page 14

taktikë politike primitive

2min
page 13

Populizmi si taktikë

1min
page 12

- vazhdimësi e gjenocidale ndaj shqiptarëve

2min
page 11

Masakra e Rugovës politikës gjenocidale

2min
page 10

aleatët perëndimorë

1min
page 9

Kosova dhe aleatët

1min
page 8

mijëra të plagosur materiale

1min
page 7

Mijëra të vdekur, mijëra dhe dëme kolosale

0
page 6

Telegram ngushëllimi për

0
pages 5-6

Paralajmërime për investime

1min
page 4
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.