126
Arben MUKA
vizitorёve edhe nёpёrmjet anketimeve dhe testimeve pёr tema tё ditёs, pёr probleme qё lidhen me aktualitetin, vendimmarrjen e autoriteteve qendrore dhe lokale, tё ligjvёnёsit etj. Rezultatet e kёtyre rubrikave ‘Voto tani”, ose “Jep mendimin tёnd”, nuk kanё vlerёn e sondazheve dhe anketimeve tё mirёfillta, mbi parime shkencore, por gjithsesi ato tregojnё njё trend, njё perceptim tё atyre qё lexojnё pёrmbajtjet, i afrojnё ata mё shumё nё çёshtje qё kanё interes pёr publikun e gjerё, ose dhe pёr njё komunitet tё caktuar. Menaxherёt e radiove online, nёpёrmjet programeve tё specializuara digjitale, kanё nё dorё situacione sasiore pёr ndjekёsit e pёrmbajtjeve, nё çdo ditё, ose segmente tё ditёs, numrin e klikimeve tё rubrikave mё tё frekuentuara, shkarkimet e selektuara nga vizitorёt etj. Pёr realitetin shqiptar tё mungesёs sё matjes nё mёnyrё sistematike tё audiencёs nё tregun e transmetimeve radiofonike, kjo pёrbёn njё kapёrcim tё rёndёsishёm, qё lehtёsisht pasqyron rank-imin e webradiove sipas frekuentimit nga ndjekёsit, por dhe programe tё veçanta pёr secilёn prej tyre.
8.3 Fluksi i webradiove shqipfolёse Njё radio nё internet ka njё sёrё dallimesh nga radio me transmetim valor, nё kuptimin klasik qё ne njohim. • Koncepti “zonё e mbulimit me sinjal” shndёrrohet nё “akses pёr ta ndjekur”. Nёse e para ёshtё e limituar nga pikёpamja teknologjike dhe e stacioneve u duhet gjithmonё tё konkurrojnё pёr tё fituar njё frekuencё dhe pёr ta respektuar atё sipas kushteve tё licencёs akorduar nga enti rregullator,