128
Arben MUKA
Karakteristikё e webradiove shqipfolёse ёshtё transmetimi nё pjesёn mё tё madhe i muzikёs popullore. Programimi i tyre nё formatin “play-list” mbёshtetet kryesisht nё kёrkesat qё bёjnё ndjekёsit e programeve. Pjesa informative qё nuk ёshtё shumё e aktualizuar, pasqyrohet nё rubrika tё veçanta tё website-t, nё formёn e lajmeve dhe fotove ilustruese. Mbrёmjeve ka dhe ndonjё program bisedor me tё ftuar. Pas vitit 2010 ёshtё rritur fluksi i radiove online me pёrmbajtje fetare, nga Maqedonia, Kosova, Zvicra etj. Radiot shqipfolёse nё internet janё tё grupuara nё disa platforma globale tё radiove online, qё i ndajnё nё bazё shtetesh, ose gjuhёsh. Pёr vizitorёt ka dhe opcione tё shkarkimit tё programeve tё njohura tё dёgjimit tё tyre, nё rast se kompiuteri ose pajisja digjitale nuk ёshtё kompatibёl me formatin e transmetimit. Nёpёrmjet futjes nё motorёt e njohur tё kёrkimit tё fjalёve kyç “radio shqip nё internet”, “albanian webradio”, ose me ndonjё kombinim tjetёr tё togfjalёshit “radio online”, tё krijohet mundёsia e listave me stacione tё shumta, pёr tё cilat nёpёrmjet ikonave indentifikuese mёson nёse janё apo jo nё gjendje pune nё momentin e kontrollit. Veç emrave tё stacioneve ke mundёsinё pёr tё marrё tё saktё adresёn e tyre nё internet, si dhe info mbi aktivitetin, programet, stafin, kontaktet me editorin etj.
8.4 Si e marr autorizimin pёr hapjen e radios online? Pёr herё tё parё ligji 97/2013 “Pёr mediat audiovizive nё Republikёn e Shqipёrisё”, miratuar nga parlamenti mё 3 mars 2013, disiplinon aktivitetin e radiove online, kundrejt njё sistemi procedurash qё mbikёqyren dhe menaxhohen nga Autoriteti i Mediave Audovizive, AMA, (ish-KKRT). Pas hyrjes nё fuqi tё kёtij ligji, mё 4 prill 2013, AMA miratoi dhe publikoi njё rregullore tё posaçme, 134) ku pёrfshihen dhe kёrkesat pёr tё gjithё ato subjekte fizike ose juridike, qё kёrkojnё tё ofrojnё shёrbim audio online. Njё nga kёrkesat themelore ёshtё pajisja e subjektit me njё autorizim nga AMA, qё quhet “Autorizimi i shërbimit të programit online audio, për ofrimin e shërbimit audio”. Pёr kёtё autorizim nuk zhvillohet garё, si nё rastin e
134. “Rregullore pёr procedurat dhe kriteret e dhёnies sё autorizimeve”, hartuar dhe miratuar nga AMA, http://kkrt.gov.al/images/stories/rregullorja.pdf - shikuar sё fundi mё 16 shtator 2013.