Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
167
Ne dёshirojmё tё zhvillojmё gjuhёn, kulturёn dhe traditёn tonё. Radio ёshtё njё mjet shumё i mirё, sepse pёrhap zёrin e banorёve, shqetёsimet e tyre, zgjon dhe pёrpunon propozimet dhe iniciativat e tyre pёr njё jetё mё tё mirё, tregon historitё e tyre. Radio ka synuar qё tё zgjojё dёshirёn e minoritetit maqedonas, tё jetojё e punojё kёtu nё Liqenas, qё tё mos jetё si tani kur pёrqindja e atyre qё emigrojnё matanё kufirit tё jetё e lartё sepse nuk ka punё. Tё zgjojё dёshirёn tek rinjtё, qё shkollohen, por qёndrojnё nё pritje pёr t’u punёsuar. Ndaj dhe nuk duam qё tё ndalet transmetimi pёr shkaqet qё ju pёrmenda. Duhet mё shumё frymё miqёsore pёr mbёshtetje nga komuna, ose nga pushteti vendor nё Korçё. KKRT-ja tё jetё mё shumё tolerante me Radio Prespёn. Nuk mund tё jenё njёsoj detyrimet financiare si pёr njё radio nё Tiranё, apo nё ndonjё qytet tё madh me detyrimet qё duhet tё paguajё njё radio komune. Ne presim me durim qё të ketё reflektim dhe tё gjejmё mbёshtetje qё sinjali i transmetimit tё mos pushojё. Liqenas, 4 Maj 2008 Publikuar nё www.arbenmuka.wordpress.com
12.2 Agron Çobani: “Nuk ka radio interesante dhe konkurrente pa produktin e vet”181) Një bisedë retro me Agron Çobanin, ku ai ka shprehur pikëpamje mbi funksionimin e tregut radiofonik në Shqipëri, trendet e punës së redaksive në studio dhe jashtë saj, aplikimin e formateve informative në transmetime etj. Takimet me Agron Çobanin ishin përherë të këndshme. Edhe kur qëllonte që biseda me të të zhvendosej në tema të tendosura ose me ngarkesë emocionale, si komunikator plot ngjyra, ai relaksonte gjithçka, duke e bërë më të lirshëm dialogun. Diskutimet ishin dhe të frytshme, sidomos kur e “detyroje” të fliste për profesionin, kur ndaje pikëpamje mbi median, në mënyrë të veçantë radion e televizionin, të cilave Agron Çobani iu kushtoi në mënyrë pasionante dhe idealistike pjesën më energjike dhe të çmuar të jetës së tij.
181. Nё rreth 4 dekada ka punuar si reporter, redaktor dhe drejtues kryesor nё RTSH.