Dinamika e transmetimeve radiofonike nё Shqipёri, 1938-2013
171
komunikimit të ndihmojnë, të kursejnë energji dhe kosto financiare, pasi duke ndejtur në poltronin e studios mund të kesh zëra dhe mendime që nga distanca të ndryshme të mbërrijnë në kohë reale në program. Kjo e gjallëron kontributin radiofonik. Por ama duhet ta pranojmë se ky fluks që të vjen vetëm nga celulari apo posta elektronike është më së shumti spontane. Ka një lloj ngërçi në komunikim, në kuptimin figurativ, tingujt janë shumë metalikë dhe të thatë. Kur flasim për një radio lokale që i drejtohet një grupi të caktuar të popullatës, zërat që regjistron direkt në terren janë të pazëvendësueshëm, pasi ato japin gjallëri dhe jetë për audiencën që të ndjek. Sarandë, 18 korrik 2011. Publikuar me titullin “Njё takim me mjeshtrin Agron Çobani”, Java, 27 tetor 2012, faqe 17.
12.3 Taulant Pilavi: “Nuk mund të ushqehesh për çdo ditë me të njëjtën gjellë”182) Pas një dekade në trasnmetim valor, Radio Klea në Elbasan tenton të zgjerojë shërbimet online dhe performancën multimediale Radio Klea në Elbasan ka 10 vite në transmetim. Në një qark si Elbasani ku konkurojnë me sinjal dhe 15 radio të tjera shqipfolëse, ku arrijnë të depërtojnë dhe dhjetra stacione nga jashtë kufijve, Klea ka një pozicion dominat në treg. Në një studim për dëgjueshmërinë e radiove në automjete, zhvilluar në pranverën e këtij viti, ajo listohej e dyta pas Top Albania Radio. Ishin 14.4 % e drejtuesve të automjeteve që u shprehën se preferonin të ndiqnin programet e Radios Klea. Në një transmetim 24 orësh, fasha orare nga 07.00 në mëngjes dhe deri pasdite në 17.30 konsiderohet nga stafi si më dinamike, me emisione dhe rubrika informative, tematike dhe argëtuese. Drejtori i Radios Klea, Taulant Pilavi, në një intervistë me Reporterin tregon fillimisht faktorët që e kanë mbajtur gjatë një dekade këtë stacion në krye të preferencave të dëgjuesve në qarkun e Elbasanit. “Kolegë të mi, por dhe të njohurit më thonë vazhdimisht se si mbijeton në këtë konkurrencë të fortë, që duhet thënë se nuk është vetëm mes radiove, por dhe ku televizionet janë mjaft agresive. Unë ju përsërit një krahasim jetësor: i 182. Themelues dhe drejtor i Radios Klea nё Elbasan