262
Arben MUKA
procesin e përgatitjes së dokumentacionit për licencim nga enti rregullator, duke u pëgatitur dhe për strukturën e re të programeve tematike që në thelb do të ruajnë po fokusin e zhvillimit të biznesit vendor.
13.10 Qarku Berat Stacioni i qytetit të naftëtarëve që funksionoi më pak se një vit. Instalimi u mundësua nga ekipi teknik i Radio Tiranës, që e kishte dhe në varësi administrative dhe programore. Pak të dhëna që janë dokumentuar flasin për një agjendë ditore modeste të Radios Qyteti Stalin, ku përdoreshin informacione dhe njoftime direkt në mikrofon. Nuk kishte në përdorim pajisje regjistrimi dhe montazhi, kurse fondi muzikor sillej periodikisht nga Radio Tirana. Ajo transmetonte vetëm në tre seanca gjatë ditës: nё mёngjes nga ora 06.25 deri në 08.30, pasdite nga ora 14.00 deri në16.00 dhe emetimi i fundit ishte nё mbrёmje nga 18.00 deri në 21.00. Lidhjet me Radio Tiranën ishin pjesa e programit të përditshëm të saj, kurse realiteti lokal mbulohej me komunikata dhe biseda me të ftuar në mikrofon. Ka si target rininë, për argëtimin dhe informimin e saj, për trajtimin e temave kulturore zbavitëse, por dhe me përmbajtje tematike. Themeluesi dhe administratori i radios Emiljano Hoxha, synon që hapësira e trasmetimit nga ora 08.00 deri 10.00 të mbrëmjes të jetë në dispozicion të të rinjve beratas, ofertë dinamike dhe e larmishme, si dhe interaktive, ku ata të gjejnë veten me opinione dhe sugjerime ndaj emisioneve dhe performancës së stafit. Programi më i ndjekur është “Moshë pafajësie” që drejtohet nga Enkelejda Azizaj, me miksim të muzikës nga DJ Miri dhe përzgjedhjen e Shkëlqim Muratit. Temat që trajtohen në program lidhen me shkollën, raportet mësues-nxënës, komunikimin me prindërit dhe shokët e miqtë, angazhimet në problematikën e komunitetit, emigracionin dhe studimet jashtë vendit etj. Radio Glob pret dhe shumë kërkesa e përshëndetje nga dëgjuesit për emisionin “Një këngë për ju”, që përcillet dhe me humor e kuriozitete.