KAPITULLI I KATЁRT Radio Tirana pёrhapёse e ideve tё internacionalizmit proletar dhe ushqim ideologjik pёr lёvizjet revolucionare majtiste
N
jё nga pistat themelore ku lёvizte produkti i Radio Tiranёs ka qenё transmetimi i programeve nё gjuhё tё huaj, pёr t’u dёgjuar nё vende tё ndryshme tё botёs, si dhe emisione tё posaçme nё gjuhёn shqipe pёr bashkёatdhetarёt me banim nё rajon a nё pjesё tё tjera tё globit. Nёse partia-shtet vazhdimisht kujdesej pёr shtrirjen e sinjalit nё çdo skaj brenda territorit tё Shqipёrisё, paralelisht tregonte interes pёr fuqizimin e zёrit jashtё kufijve, pёr rritjen e numrit tё gjuhёve tё huaja nё tё cilat emetoheshin programet e Radio Tiranёs. Ky ishte njё objektiv “grep” pёr tё afruar sa mё tepёr miq e dashamirёs tё Shqipёrisё, tё apelonte rreth kauzёs sё marksizёm-leninizmit, duke mbёshtetur shpёrndarjen e ideve tё internacionalizmit proletar. Nё njё vend qё konsiderohej nga klika komuniste nё fuqi si “fanar ndriçues nё botё” me pretendimin se pёrhapte nё eter zёrin “e lirisё dhe tё vёrtetёs”. Propaganda zyrtare, pjesё e sё cilёs ishin dhe transmetimet radiofonike, gjёmonte pёr tё bёrё dhe punёn e “zhurmuesit” pёr impaktin e radiostacioneve perёndimore, tёrёsisht si nё kushte lufte, pёr tё amortizuar nё maksimum jehonёn e tyre, si pjesё e njё procesi “shplarje truri” jo vetёm pёr popullatёn nё Shqipёri, por dhe pёr individё e grupe majtiste qё pёrjetonin me emocion e admirim eksperimentet e socializmit ngadhnjimtar qё kishte si pikёmbёrritje finale komunizmin.