76
Arben MUKA
5.2 Sfidat e Radio Tiranёs pёr shndёrrimin nё operator publik Si pjesё pёrbёrёse e RTSH-sё nё fillim tё viteve ’90, Radio Tirana kishte tё trashёguar po statusin e njё mediaje shtetёrore. Tё tilla ishin dhe vartёset e saj nё Korçë, Gjirokatër, Shkodër dhe Kukës. Rruga drejt njё rendi tё ri politik qё kish nisur Shqipёria, krejt i ndryshёm nga ai socialist, kishte nxjerrё nё plan tё parё dhe transformimin e RTSH-sё nё njё media publike. Njё hap i parё shumё pozitiv, tё paktёn nё frymё, u bё rreth 4 muaj para se tё mbaheshin zgjedhjet e pёrgjithshme tё parakohshme tё 22 marsit 1992. Sipas ligjit “Për statusin e Radiotelevizionit Shqiptar” 90) të 19 nëntorit të vitit 1991, ky institucion sanksionohej si “i depolitizuar, ku ndalohet veprimtaria e partive politike”,91) ku punonjësve dhe drejtuesve “u ndalohet anёtarësia në parti, si dhe zhvillimi i veprimtarive politike në favor ose kundër cilësdo force politike e shoqërore”. 92) Duke e vënë në varësinë dhe kontrollin e Kuvendit Popullor (aktualisht quhet Kuvendi i Shqipërisë) në një nen të ligjit thuhej se: “Ndalohet ndërhyrja e partive dhe organizatave të ndryshme në veprimtarinë e RTSH”; dhe në një nen tjetër: “RTSH nuk duhet t’u shërbejë në mënyrë të njëanshme interesave të asnjë partie, organizate apo force shoqërore”.93) Ligji pёrfshinte dhe rregullime nё mjaft aspekte të linjës editoriale, të detyrave dhe ndërtimit strukturor të këshillit drejtues, të angazhimeve të menaxherёve dhe vendimmarrёsve nё funksionalitetin e kёtij institucioni. Por statusi i ardhshёm i RTSH-sё nuk mund tё zgjidhej vetёm me njё ligj, sepse pёr kalimin nё njё media publike kёrkohej njё kuadёr legjislativ i plotё, ekspertizё ndёrkombёtare, reforma tё thella nё tё gjithё strukturёn e institucionit, koncept i ri menaxherial, konsensus i gjerё politik etj. Ka pasur diskutime nё nivel drejtuesish nё RTSH qё nga viti 1993, ndёkohё qё dy vjet mё pas, nёn kujdesin e presidencёs u organizua njё tryezё e rrumbullakёt me pjesёmamarrjen e grupeve tё ndryshme tё interesit, pёrfaqёsuesve tё RTSH-sё, komisionit parlamentar tё medias, ekspertёve tё fushёs etj. Debati publik u instalua dhe nё faqet e gazetёs Shqipёria RTV, njё e pёrdyjavshme informative, kulturore e artistike e Radio Televizionit Shqiptar, madje qё nё numrin inagurues mё 12 mars 1995. Drejtues, 90. Fletore Zyrtare, koleksioni i vitit 1991, “Albal shpk”, Tiranë, 1995, faqe 406. 91. po aty 92. po aty